You Are Here: Home » Mjekësi » Bimë kuruese…

Bimë kuruese…

Nga Lorena Stroka

Keni dhembje barku? Nuk flini dot? Ju është ngjirur zëri? Kush tha që zgjidhjen e gjeni vetëm tek barnat. Qysh nga lashtësia e deri në ditët tona, bimët e duhura kanë shëruar qindra-mijëra njerëz nga shumë sëmundje serioze për jetën. Sot, do të njihemi, me disa nga bimët më të mira e më të përdorura tradicionalisht.

  1. Kamomili është një bimë (njëvjeçare) që rritet në vende fushore e kodrinore. Ka veti qetësuese, shëruese dhe anti-acaruese. Rekomandohet për kujdesin e përgjithshëm të flokëve, fytyrës dhe trupit. Ndihmon në qetësimin nga dhembjet e barkut. Ka veti antibakteriale dhe është mjaft relaksues…
  2. Çaji i malit ka veti peptike, ngrohëse, tonike etj… Përdorimi i tij rekomandohet për trajtimin e ftohjeve sezonale, për kurimin e sëmundjeve të frymëmarrjes, infeksioneve urinare, por dhe për zemrën.
  3. Mentja rekomandohet për shëndetin e mirë të dhëmbëve dhe higjienën e gojës në përgjithësi. Përveç shijes fantastike që ka, kontribuon në riaktivizimin e funksionit të sistemit gastrik dhe të mëlçisë. Gjithashtu, falë vetive antibakteriale që ka ndihmon në luftimin e infeksioneve./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top