You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » ARRITJA E MADHE

ARRITJA E MADHE

Përktheu: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

Aesop

Ishte njëherë një mizë e bezdisshme që i qe ngjitur keq bishtit të një kali. Ishte shumë krenare për veten e saj, një ditë prej ditësh u rrëfeu dy mizave të tjera një prej bëmave të saj.

- “Unë që më shikoni”, u tha. “Kam bërë diçka që asnjë nga ju s’e bën dot”.

Një ditë dy kuaj tërhiqnin një karrocë me njerëz që udhëtonin. Në malore, kuajt u lodhën, ndoshta përtuan dhe ndaluan së ecuri. Unë isha shtrirë në bishtin e njërit kal kur dëgjova karrocierin të kamzhikonte e bërtiste:

- “De, hop, hop”.

Por kuajt s’luajtën vendit. Atëherë, karrocieri u tha pasagjerëve të zbrisnin me qëllim që karroca të ishte më e lehtë”.

“Hop, hop”, bëri përsëri. Por prapë s’ndodhi gjë.

- “Dhe atëherë e dini se çfarë bëra unë?”

- “Çfarë?”, pyetën dy mizat e tjera.

- “Rrëmbeva frerët dhe i tërhoqa me gjithë fuqinë time”.

- “Hop, hop, u bërtita kuajve. “Eja, lëvizni. Dhe pastaj kuajt ecën, po të mos isha unë,  kuajt s’do e ngjisnin dot maloren”.

- “Hë pra, si ju duket bëma ime?”

- “Të lumtë, të lumtë”, i thanë dy mizat. “Po si ia dole?”

- “Me forcat e mia. Jam miza më e fortë në botë”.

- “Të lumtë, të lumtë”, i thanë përsëri. “Një bëmë të tillë nuk e bën dot asnjë mizë kali”.

- “Po nuk ju thashë që jam miza më e fortë në botë?”

Mizat e tjera e shihnin dhe rishihnin me adhurim.

Siç e shihni… ishin mendjelehta edhe ato. Kuajt ecën nga zërat e karrocierit dhe jo të mizës.

Po kështu është kur je krenar mendon se mund t’i bësh të gjitha./AlbStroka.com/

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top