You Are Here: Home » Articles posted by Lorena Stroka

TË JESH I GATSHËM PËR ATË QË VJEN ËSHTË GJYSMA E FITORES…

Shqipëroi: Lorena Stroka - Roehampton University, UK Të jesh i gatshëm për atë që vjen është gjysma e fitores! Nuk lindin të gjithë me lugë argjendi në gojë, jo. Mos iu lut kurrë askujt për diçka që mund ta fitosh me forcat e tua. Nuk ka gjë më të tmerrshme sesa fantazia pa shije. Ndonjëherë është më e vështirë të shikosh atë që ke para syve sesa atë që ke larg./albstroka.com/  © AlbStroka.com ...

Read more

NË SHEK XVI QENTË PËRDORESHIN SI PJEKËS-MISHI!

Nga Lorena Stroka Për shekuj me radhë, qentë janë cilësuar si shokët më të mirë të njerëzve. Mirëpo përveç kësaj, në shek. XVI, në Britaninë e Madhe, një racë e caktuar përdorej edhe si ndihmës pjekësi. Qeni i famshëm The Turnspit, ose e thënë ndryshe helli, ishte një kafshë trupvogël, me këmbë të shkurtra që kishte një mision të veçantë në kuzhinë. Hynte brenda një rrote prej druri dhe rendte vazhdimisht, ...

Read more

NJERIU QË FLISTE RRJEDHSHËM 68 GJUHË!

Nga Lorena Stroka Nga shumëkush Emil Krebs është cilësuar si gjeniu më i madh në fushën e gjuhësisë. Punonjësi i Ministrisë së Jashtme gjermane fliste dhe shkruante rrjedhshëm 68 gjuhë të huaja, ndërkohë që deri në vdekjen e tij kishte studiuar edhe 120 të tjera. Ai lindi në vitin 1867 në Silesian e Poshtme dhe ishte fëmija i parëlidur i një familjeje shumëanëtarëshe. Në moshën 9 vjeçare Krebs-it i ra në do ...

Read more

EUROPA 4000 VJET MË PARË: GRATË UDHËTONIN DHE BURRAT RRININ NË SHTËPI

Nga Lorena Stroka Në qoftë se mendoni se në shekujt e kaluar burrat luftonin dhe gratë kujdeseshin për fëmijët e shtëpinë, kërkimi i mëposhtëm do t'ju bindë për të kundërtën! Sipas një hulumtimi gjerman të botuar në PNAS, në fund të epokës së Gurit dhe në fillim të epokës së Bronzit, pra gati 4000 vjet më parë, gratë bënin jetë endacake, ndërsa burrat parapëlqenin të shijonin ngrohtësinë e mjedisit të shtëp ...

Read more

PSE NË SHEK. XIX BARINJTË FRANCEZË ECNIN ME KËMBALKA?

Nga Lorena Stroka Landes është një zonë në pjesën jugperëndimore të Francës, në kufi me Gjirin e Biskajës, e cila mbulohet më së shumti nga një pyll me pisha të larta. Në të vërtetë, është cilësuar si pylli më i madh i pishave detare në Europë. 100 vjet më parë peizazhi aty dukej krejt ndryshe nga sot. Në vend të pyjeve shtrihej një fushë e pafundme. Hapësira në fjalë, e mbuluar me shkurre, përbënte vend id ...

Read more

KËSHILLA PRAKTIKE QË TË GJITHË DUHET T’I DIMË

© Lorena Stroka Përshëndetje të gjithëve! Sado që të ecë shkenca e teknologjia, gjithmonë do të ketë disa gjëra të vjetra, prej të cilave nuk do të duam të heqim dorë kurrë. Mund të mos jenë domosdoshmërisht më të mira, por çuditërisht do të na ofrojnë gjithnjë ndjesinë e sigurisë, ose atë të minimizimit të dështimit. Personalisht, kam një marrëdhënie shumë të ngushtë me këshillat tradicionale, me të ashtuq ...

Read more

JA SI LAKURIQËT E NATËS DO T’I NDIHMOJNË NJERËZIT TË JETOJNË MË GJATË

Nga Lorena Stroka Kohët e fundit shkencëtarët po studiojnë me imtësi lakuriqët e natës për të gjetur sekretin e jetëgjatësisë. Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Dublinit, shqyrtoi ADN-në e rreth 500 lakuriqve të egër nate, të cilët i përkasin katër llojeve. Shkencëtarët gjetën se një prej specieve që kishte vesh minjsh (Myotis) dhe që jetonte rreth 37 vjet (kur në fakt duhej të jetonte vetëm 4 vjet ...

Read more

“MJEKËT PA KUFIJ” TEJKALOJNË ÇDO KUFI!

Nga Lorena STROKA Duke qenë se pjesën më të madhe të port(h)aleve shqiptare e zënë debatet e kurdisura anal-itike dhe promovimi i zogjve apo kanarinave me laring të thellë, përfshirja e informacionit serioz, nuk shihet as me dylbi, e jo më me sy të lirë! Rrjedhimisht, nuk do të më dukej aspak e çuditshme mosdëgjimi i lajmit të mëposhtëm! Ditët e fundit, janë shtuar ndjeshëm zërat kritik për misionin e mjekë ...

Read more

TË PANJOHURAT E KAFSHËVE!

Nga Lorena Stroka Shumëllojshmëria e kafshëve dhe insekteve që jetojnë në këtë botë, sigurisht që është e habitshme për mendjen njerëzore. Nga pleshti i vogël e deri te balena blu, çdo kafshë apo insekt gëzon një tipar të veçantë, që  e bën atë të dallojë nga pjesa tjetër. Akoma dhe nëse jeni të pakapshëm në... zoologji, me siguri do të befasoheni nga shumica e atyre që do të lexoni më poshtë, duke filluar ...

Read more

ZOGU ME SQEPIN MË SHUMËNGJYRËSH NË BOTË!

Nga Lorena Stroka Tucan-i është një zog i bukur ekzotik që jeton në Amerikën jugore e qendrore. Tipar kryesor i zogut në fjalë është sqepi i gjatë e shumëngjyrësh. Po ta vini re, trupi i tij është disi i vogël në krahasim me madhësinë e sqepit që ka. Ka bisht të gjatë e të rrumbullakosur dhe krahë të vegjël. Nuk është e nevojshme të përshkojë distanca të gjata. Është zog pemësh dhe ushqehet kryesisht me fru ...

Read more

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top