You Are Here: Home » Gnomonologji » AUTENTIKA ILUZORE E VARËSISË!

AUTENTIKA ILUZORE E VARËSISË!

albstroka-lorena-stroka-shkrimtare-gazetare-shqiptareNga Lorena Stroka

Koncepti i varësisë është një prej situatave më delikate për t’u trajtuar. Është jashtëzakonisht e vështirë të qëndrosh larg gjërave, njerëzve, vendeve e kohës që të “armatosin” me optimizëm qoftë dhe iluzor… Por, që nga çasti që arrin të shkëputesh prej tyre, mëson të duash dhe të jetosh i çliruar nga të gjitha llojet e varësisë, vetëm atëherë vlerëson rëndësinë reale të çdo minuti të shpenzuar më parë.

Varësia është e lidhur me frikën dhe ankthin që të pushton për të mos humbur ato që beson se janë të vlefshme për ty, pavarësisht realitetit!
Jeta është një udhëtim i gjatë dhe jo thjesht një destinacion. Gjithmonë ki parasysh imazhin e qartë të së ardhmes që dëshiron, pa harruar të jetosh të sotmen sikur nuk ka të të nesërme!/albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top