You Are Here: Home » Mjekësi » Astma lidhet me kancerin e mushkrive

Astma lidhet me kancerin e mushkrive

Nga Lorena Stroka

Studiuesit e Universitetit të Misurit mendojnë se kanë zbuluar një lidhje midis astmës dhe kancerit të mushkrive.

Megjithatë, në bazë të të dhënave në dispozicion, njerëzit që vuajnë nga astma nuk duhet të shqetësohen se mos një ditë shfaqin kancer të mushkrive, pasi asgjë nuk është e sigurtë dhe absolute, deklaroi dr. Marilyn Glassberg e University of Miami Miller School of Medicine.

Studiuesit, pasi analizuan kartelat shëndetësore të 759 pacientëve, me dhe pa kancer të mushkrive, zbuluan se 46.2% e pacientëve me astmë kishin edhe kancer në mushkri, në krahasim me të tjerët (22.5%) që nuk kishin astmë.

Shkencëtarët supozojnë se sëmundjet e ripërsëritura inflamatore shumë lehtë mund të shkaktonin kancer në mushkri.

Glassber theksoi se ndërsa astma dhe sëmundja kronike obstruktive  pulmonare “shenjestërojnë” mushkritë, kanceri i mushkrive nuk shkaktohet nga “shenjëstërimi” i indit të mushkrive, gjithashtu shtoi se hulumtuesit nuk morën parasysh duhanpirjen, që përbën shkak kryesor  i kancerit të mushkrive.

© Ndalohet çdo ribotim i pa autorizuar.

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top