You Are Here: Home » Kuriozitete » ARTI I MASHTRIMIT!

ARTI I MASHTRIMIT!

arti-i-mashtrimit-albstroka-blog-lorena-stroka-gazetareNga Lorena Stroka

E kush tha që angazhimi përkushtues është një kriter i domosdoshëm për shoqëri të hapur, drejtësi dhe meritokraci?! Shpesh, përballja me anën e shëmtuar të realitetit krijon dyshime serioze për konkurrencë të ndershme, zhvillim dhe barazi të drejtash. Në çdo shoqëri, pavarësisht kohërave, mashtrimi mbizotëron gjithkënd dhe gjithçka. Personat që nuk përmbushin kriteret e nevojshme për një detyrë kërkuese, spostojnë përnjëherë të aftët, falë talentit që gëzojnë në manovra dhe gënjeshtra…

Në sajë të përqeshjes masive, por, dhe bindëse njëkohësisht, ata arrijnë majat e suksesit më shpejt se çdokush tjetër. Vërejtur historikisht, mashtruesit kanë shkuar aty ku as ata vetë nuk e kishin imagjinuar se do të mundeshin ndonjëherë…

Madje të udhëhequr nga lakmia e pakufizuar, shumë prej tyre përfundojnë të vetë-besojnë gënjeshtrat e tyre, siç ndodhi dhe në rastin e Mary Baker-it, një shërbëtoreje që u bë princeshë… për pak kohë!

Në vitin 1817 rrugëve të Bristolit endej një vajzë e veshur me rroba të çuditshme, e cila pretendonte se ishte princesha Caraboo e ishullit Jevasu në Oqeanin Indian. Pretendime që fillimisht askush nuk guxoi t’i merrte seriozisht. Më vonë, pas burgosjes së saj dhe marrjes në pyetje nga autoritarët vendas, ajo përsëriti për të disatën herë identitetin e saj të rremë, dhe se arsyeja që ndodhej aty, ishte arratisja nga duart e piratëve…

Mashtrimi i shërbëtores ambicioze shumë shpejt u bë i besueshëm dhe brenda një kohe relativisht të shkurtër emri i saj u dëgjua gjithandej. E gjendur në këto rrethana, princesha e re nisi t’i përshtatej një tjetër mënyre jetese. Notonte lakuriq, pas lutjes pinte vetëm çaj si dhe flinte në dysheme në vend të shtratit me pupla.

Për fatin e saj të keq, ditët e lumtura zgjatën fare pak. Pas botimit të portretit të saj në gazetën lokale, u zbulua mashtrimi i pashoq bashkë me identitetin e saj të vërtetë, ishte e bija e një punëtori të thjeshtë nga Devoni./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top