You Are Here: Home » Gnomonologji » ARRATI… IDENTITETESH!

ARRATI… IDENTITETESH!

albstroka-blog-lorena-stroka-libra-shkrimtare-poete-gazetare-përkthyese-shqiptare-biografiaShqipëroi: Lorena Stroka – Roehampton University, UK

Jorge Bucay

Njeriu që është vërtet i mençur, nuk arratiset nga shoqëria, thjesht përpiqet të japë dorëheqjen nga identiteti që të tjerët i kanë caktuar.

Këtu e mijëra vjet, burra e gra, jetojmë deri në një farë mënyrë të burgosur brenda identiteteve, qytetërimeve, kufizimeve, frikërave e fajeve tona.

Burgjet të cilat mbajnë të papërshkueshme personalitetet tona të ngurta, nuk quhen burgje. I kemi pagëzuar disi ndryshe, me emra më të bukur, më mashtruesë: tempuj, fe, parti politike, ideologji, qytetërime, famë, pushtet, nderime (…). Mos ki frikë, kurrë nuk hyre në burg, linde brenda e të urdhëruan të rrish aty, sikurse dhe mua – para se të arrije të zhvilloje sensin e ndërgjegjes (atë që ndoshta ende s’e kemi arritur).

Të ngujuan (më ngujuan), që të mësoje, punoje, dashuroje e martoheshe brenda burgut.

Të stërvitën dhe të hipnotizuan, (si mua), që të mos shihje përtej hekurave.

Të shtynë (më shtynë) që të besoje se vetëm atje do të ndiheshe i mbrojtur.

Të thanë (dhe i besuam) se përfundimisht kjo do të ishte më e mira për ty.

E vërteta lënduese…

Ditën që do të kuptosh se ku ndodhesh, dhe do të përpiqesh të bërtasësh me të madhe, të burgosurit e tjerë do të thonë se është gënjeshtër, dhe se burgu i vërtetë është jashtë këtyre mureve. Do të vajtojnë e mallkojnë me gjithë shpirt të gjithë ata që u munduan të të zbulonin të vërtetën. Do të thonë se liria nuk ekziston dhe se jashtë është ferri.

Do të tregojnë se brenda mund të kesh gjithçka dëshiron (përveç lirisë tënde, natyrisht). Madje për të të mbajtur pranë, do të joshin me tituj e nderime. Do të ofrojnë para, seks, rehati dhe kushte të veçanta, sepse do të thonë: je i veçantë.

Dhe për të të penguar të ikësh, do të kërcënojnë me dënime dhe sfilitje shpirtërore.

Por, në qotë se arrin të ikësh, dua të kesh parasysh diçka… do dalin të të kërkojnë, sepse jashtë burgut, prania jote përbën kërcënim për ata. Do rendin të të kthejnë pas, ty ose kufomën tënde, për të provuar tek të tjerët se jeta aty jashtë, është krejtësisht e pamundur.

Mos u dëshpëro, as mos u frikëso!

Prej çastit që do të jesh i lirë, askush nuk do të të burgosë më, pa dëshirën tënde./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top