You Are Here: Home » Mjekësi » Seksologji » AQ SA NUK DINI RRETH KAMASUTRËS (I)

AQ SA NUK DINI RRETH KAMASUTRËS (I)

Nga Lorena Stroka

Kamasutra nuk është ajo që ju mendoni ose më saktë ajo që shumica mendojmë se është. Me pak fjalë, nuk është thjesht një libër që përmban disa figura me pozicione seksi. Jo, ky është përfundimi më i lehtë që mund të nxirrni, por jo thelbësia.

Le t’i marrim gjërat me rradhë. Kamasutra është një tekst i gjatë Indian i letërsisë Sankritike i shkruar në shekullin e dytë pas lindjes së krishtit. I përket bashkësisë se teksteve KAMA SUTRA, në mbarë botën ky emërtim njihet ndryshi si Udhëzues Dashurie.

Kamasutra nuk i kushtohet veç kënaqësive të seksit, por dhe parimeve të kënaqësisë. Në të përshkruhen në mënyrë të hollësishme të gjitha ato që duhen mësuar rreth jetës seksuale. Sipas Kamasutrës në seks nuk ka kufizime dhe dallime. Gjithçka është e lejueshme: marrëdhëniet heteroseksuale, homoseksuale akoma dhe ato në grup.

Kamasutra u shkruajt nga një i urtë Indian, Vatsyayana, i cili jetoi në qytetin e shenjtë Benares. Për hartimin e librit, ai përdori thuajse të gjitha shkrimet erotike të kohës.

Kamasutra ndahet në shtatë kapituj:

Hyrje:

Sipas autorit të Kamasutrës, vajzat e shtresës së lartë shoqërore duhej të ishin njohëse të 64 arteve (përfshirë këngën, vallëzimin, pikturën, skulpturën, poezinë, qendisjen, rrobaqepsinë etj). Artet e mësipërme ishin shumë të rëndësishme për ato, pasi vetëm në qoftë se i zotëronin shkëlqyeshëm do të veçonin nga vajzat e tjera.

Për sa i përket burrave, autori shkroi mendimet që ata duhej të kishin rreth grave, në mënyrë të thjeshtë e të kuptueshme u tregonte se si të zgjidhnin të duhurën për shtrat dhe shtëpi./AlbStroka.com/

vijon…

© www.AlbStroka.com

 

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top