You Are Here: Home » Mjekësi » AQ SA DUHET TË DINI PËR KALIUMIN

AQ SA DUHET TË DINI PËR KALIUMIN

aq-sa-duhet-te-dini-per-kaliumin-albstroka-blog-lorena-stroka-maska-sekrete-keshilla-receta-bukurie-shendeti-lorena-stroka-gazetareNga Lorena Stroka

Kaliumi është një element kimik, që për fat të keq, për shkak të djersitjes në verë, humbet shumë shpejt. Riplotësimi në kohë i tij është i domosdoshëm për ruajtjen e niveleve normale në trup.

Pse është kaq i rëndësishëm?

Kontribuon në funksionin e mirë të qelizave, indeve dhe organeve.

Është elektroliti kryesor i organizmit.

Rregullon presionin e gjakut duke parandaluar sulmet në tru apo zemër.

Nga ana tjetër, mungesa/mangësia e kaliumit në trup mund të shkaktojë probleme serioze si: dobësi muskujsh, paraliza, çrregullime nervore, aritmi, gjendje kome, akoma dhe vdekje.

Në qoftë se nuk keni ndonjë problem patologjik, mos harroni të konsumoni sa më shumë ushqime (fruta, perime, fruta të thata/deti) të pasura me kalium. Disa prej tyre janë: bananet, fiqtë, pjeprat, kumbullat, kajsitë, portokallet, mandarinat, dardhët, domatet, patatet, spinaqi, bamjet, karotat, panxhari, selinoja, specat, rrepkat, toni, salmoni, bizelet, fasulet, rrushi i thatë etj., etj./albstroka.com/

© AlbStroka.com

 

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top