You Are Here: Home » Kuriozitete » Amanetet e 5 njerëzve të famshëm!

Amanetet e 5 njerëzve të famshëm!

Nga Lorena Stroka

Amanete (ose siç quhen ndryshe dëshira të fundit) lënë të gjithë njerëzit në pragë vdekjeje, sidomos ata që janë “të përgatitur” për fundin e tyre. Familjarët që mbeten pas bëjnë të pamundurën për realizimin e tyre. Amanetet përfshihen zakonisht në testamente (me shkrim ose me gojë) dhe kanë të bëjnë me zgjidhjen e çështjeve financiare dhe jo vetëm. Disa të famshëm, njerëz të rëndësishëm të fushave të ndryshme thanë “fjalët”e tyre të fundit me qëllim që të provokonin, të përcillnin ndonjë mesazh, të bënin shaka, por pse jo për të mbetur të paharruar në brezat e ardhshëm…

  • Wiiliam Shakespeare: “Pas vdekjes sime dua që shtrati im i dytë të kalojnë në pronësinë e bashkëshortes time”. Për kohën e tij dhurimi i një shtrati nuk  ishte aspak i çuditshëm, pasi shtretërit e mirë konsideroheshin shumë të çmuar. Kur gruaja  e tij vdiq, trupi i saj nuk u varros në të njëtin vend me Shakespeare, duke vërtetuar kështu gojëdhënat se raportet e tyre në jetë nuk ishin dhe aq të mira.
  • Virgil: “Digjeni Aeneid”. Sa ishte në jetë Virgjili kishte përfunduar vetëm 12 pjesë të “Aeneid”, shumë më pak se 24 rapsoditë e Homerit. Nuk pranonte për të madhe gjë që vepra e tij të kishte madhësi më të vogël. Për fat të mirë, vepra e tij i shpëtoi “kthetrave” të zjarrit dhe iu shtua rafteve të biblotekave më të famshme botërore..
  • Charles Dickens:Ata që do vijnë në funeralin tim nuk dua të jenë të veshur me shall, mantel, papion të zi, kapele të gjera ose gjëra të tilla të pakuptimta”. Gjatë gjithë jetës së tij urrente të “krekosurit” dhe pëlqente të thjeshtët. Në funeralin e shkrimtarit të madh, i cili mori përmasa kombëtare, asnjë nga të lartpërmendurat nuk u plotësua.
  • Napoleon Bonaparte: “Të më rruani kokën dhe qimet t”i ndani te miqtë e mi”. Disa dekada pas vdekjes së tij u vërtetua se ajo nuk ishte aspak e rastësishme. Sipas analizave të kryera në fijet e flokut që ishin dhënë te miqtë e tij u identifikua sasi e madhe arseniku. Flitej se vdekja e Napoleonit rrjedhoi nga helmimi sistematik i mjekut të tij.
  • Harry Houdini: (referuar bashkëshortes së tij) “Çdo vit dua që të bësh një seance për të komunikuar me ty”. Gjatë viteve të fundit të jetës së tij u angazhua me shpirtra dhe pak para se të vdiste i la të shoqes 10 fjalë të rastësishme të cilat do t’ia thoshte si shpirt çdo seancë vjetore.  Çdo vit, ditën e Halloween, pavarësisht se ajo ndiqte udhëzimet e tij,  ai nuk u shfaq kurrë.

© Albstroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top