You Are Here: Home » Mjekësi » Alkooli: Droga e pestë më e rrezikshme

Alkooli: Droga e pestë më e rrezikshme

Nga Lorena Stroka

Cigaret dhe alkooli janë më të rrezikshme akoma dhe se ekstaza, LSD dhe kanabisi. Të paktën këtë pohon shkencëtari i mirënjohur britanik, David Nat, pedagog ne “Imperial College”, Londër. Shkencëtari i shquar kërkoi që të krijohej një sistem i ri klasifikimi për substancat narkotike, me qëllim që publiku i gjerë të kuptonte dhe krahasonte në mënyrë korrekte rrezikun që vjen nga substancat e ligjshme dhe të paligjshme. Denoncoi gjithashtu ndarjen “artificiale” të alkoolit dhe të duhanit nga substancat e paligjshme. Sipas tij, alkooli duhet të renditet në vendin e pestë per sa i perket rrezikshmerise të katalogut të ri, pas heroines, kokainës, barbituratet dhe methadonit. Duhani duhet të klasifikohet në vendin e nëntë, kanabisi në të njëmbëdhjetin, LSD në të katërmbëdhjetin dhe ekstaza në të tetëmbëdhjete, domethene më poshtë se duhani dhe alkooli. Klasifikimi u be ne baze te demtimeve fizike dhe shkalles se varesise qe shkaktojne te njerezit.

“Askush nuk thotë që substancat narkotike janë të padëmshme”.Pyetja më e rëndësishme ka të bëjë me klimakën dhe shkallën”, theksoi pedagogu Nat, i cili është Kryetar i Këshillit Konsultativ shtetëror për Abuzimin me Drogë, sipas Agjensisë Franceze dhe Times të Londrës.  Duhet te pranojmë se të rinjve u pëlqen të eksperimentohen me substanca narkotike dhe aktivitetete të tjera potencialisht të dëmshme… Prandaj dhe duhet t’u ofrojmë informacione më të sakta e të besueshme”, shtoi ai/AlbStroka.com/

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top