You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » ALARM NË EUROPË: MË SHUMË VDEKJE SE SA LINDJE!

ALARM NË EUROPË: MË SHUMË VDEKJE SE SA LINDJE!

albstroka-blog-lorena-stroka-foto-shkrime-wikipedia-popullsia-e-europesNga Lorena Stroka

Sipas një raporti të ri të nënshkruar nga një ekip demografësh universitarë, numri i vdekjeve është më i lartë se sa i lindjeve.

Hulumtuesit konstatuan se në të paktën 17 vende të Europës, vdekjet tejkalojnë lindjet, përfshirë këtu tre prej shteteve më të populluara: Rusinë, Gjermaninë dhe Italinë.

Pak a shumë e njëjta gjendje vërehet edhe në disa shtete të tjera si: Hungaria, Kroacia, Rumania, Bullgaria, Suedia etj. Nga ana tjetër, pavarësisht reduktimit të natyrshëm të popullsisë, si një element i zakonshëm në shumicën e territorit Europian, përfundimet tregojnë se për fat të mirë, në disa rajone po shënohet një rritje e ndjeshme e lindjeve, për shembull, Irlandia, Qiproja, Lihtenshtajni, Franca, Belgjika, Holanda, Zvicëra dhe Norvegjia duket se po bëjnë një kthesë goxha inkurajuese në këtë drejtim.

Sipas ekspertëve, normat e lindjes janë të ulta për shkak të mungesës së moshave të reja. Numri i grave në moshë riprodhuese është gjithnjë e në rënie.

Rënia e natyrshme përbën shqetësim të madh politik sepse dobëson forcën demografike të një rajoni, duke zvogëluar në këtë mënyrë qëndrueshmërinë dhe konkurrencën./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top