You Are Here: Home » Mjekësi » ALARM: CILAT JANË TRI LLOJET E MISHIT QË SHKAKTOJNË KRIJIMIN E KRIMBAVE NË TRU?

ALARM: CILAT JANË TRI LLOJET E MISHIT QË SHKAKTOJNË KRIJIMIN E KRIMBAVE NË TRU?

albstroka-blog-lorena-stroka-shkrime-foto-biografia-biography-wikiNga Lorena Stroka

Një ndër lajmet më të përfolura të kohëve të fundit është kërcinimi i jetës së njeriut nga një lloj krimbi i cili prek trurin përmes ushqyerjes.

Në vitin 2013 një burrë nga Britania e Madhe, pas kthimit nga Kina, u diagnostikua me krimba në formë shiriti në tru. Sipas specialistëve, një virus specifik kishte lëvizur nga njëra anë e trurit të pacientit në tjetrën, gjë që me sa duket vetëm disa lloje parazitësh janë në gjendje ta bëjnë.

Në mënyrë të veçantë, virusi që përgjegjësohej për gjendjen shëndetësore të shtetasit Britanik, Spirometra Erinaceieuropaei, haset kryesisht në Korenë e Jugut, Japoni, Tajlandë, Kinë, por, nuk përjashtohet mundësia edhe në ndonjë vend tjetër të botës.

Infeksioni i shkaktuar nga virusi në fjalë, njihet ndryshe si sparganosis, dhe vjen më së shumti nga macet dhe qentë, ku krimbi mund të arrijë deri në 1.50 cm i gjatë.

Për shumë prej nesh që nuk konsumojmë mish mace apo qeni kërcënimi tingëllon disi i paekzistueshëm. Mirëpo gjërat nuk janë kaq të thjeshta sa duken, pasi për fat të keq, ky virus është identifikuar edhe në kafshë të tjera, më konkretisht te derrat, të cilët e marrin përmes barit dhe ujit të infektuar nga vezët e parazitëve.

Shkencërisht është konstatuar se vetëm tri lloje krimbash shiritorë mund të infektojnë trurin e njeriut.

Për sa i përket numrit të të prekurve, vlerësohet se deri më sot janë dëmtuar rreth 5 milionë persona nga depërtimi i shiritorëve në sistemin e tyre nervor. Gjë që nuk duhet të përbëjë aspak habi, nëse merret parasysh fakti se me çfarë ushqehen këta derra./albstroka.com/

 © AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top