You Are Here: Home » Mjekësi » Akt barbar rrethprerja e klitorisit

Akt barbar rrethprerja e klitorisit

Shkroi: Leonard Alikadriu

Amputimi i organeve gjenitale të gruas, pra klitorisit, pjesës së dallueshme të vaginës apo siç e quaj unë “Zemrës së Satisfaksionit Femëror” është një formë “tredhjeje seksuale” për të treguar bindjen absolute ndaj bashkëshortit të ardhshëm. Ky është një tip zakoni domosdoshëm në disa vende Afrikane me religjion mysliman. E habitshmja është se një referencë e tillë s’vërehet në asnjë faqe të Kuranit. Referenca relative mbi klitoridektominë/rrethprerjen janë bërë nga shumë shkrimtarë të lashtë Grekë. Për shembull, Herodoti përmend se në shek. V p.e.r., Hitejët dhe Etipoasit kryenin klitoridektomi tek të bijat, ndërsa Straboni në kohët Helene e quante “rrethprerje femërore”.

Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, rreth 150 milionë gra i janë nënshtruar procesit barbar të amputimit, dhe më e tmerrshmja çdo vit kësaj shifre i shtohen rreth 2 milionë raste të tjera!

© Albstroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top