You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » AKOMA DHE PAS VDEKJES DO VAZHDOJ TË JETOJ…

AKOMA DHE PAS VDEKJES DO VAZHDOJ TË JETOJ…

Përktheu: Lorena Stroka, MA in Specialised Translation

Kam ardhur për të thënë një fjalë dhe do ta them tani. Por nëse vdekja më pengon, do ta thotë e Nesërmja, sepse e Nesërmja kurrë nuk lë të fshehta në librin e Përjetësisë.
Kam ardhur për të jetuar në lavdinë e Dashurisë dhe dritën e Bukurisë, që është vetë Zoti. Jam këtu, jetoj dhe nga mbretëria e jetës askush s’mund të më dëbojë, sepse brenda fjalëve të mia, akoma dhe pas vdekjes do të vazhdoj të jetoj…
Kam ardhur të jetoj për të gjithë dhe me të gjithë, sepse këto që unë sot bëj në vetminë time, njerëzit do t’i përsërisin nesër./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top