You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » Ah, drita ime, TI!

Ah, drita ime, TI!

albstroka-blog-drita-ime-ti-lorena-stroka-shkrimtare-perkthyese-poete-gazetare-shqiptareShqipëroi: Lorena Stroka – Roehampton University, UK

Daniel Boulanger

Drita nuk vinte nga dritarja, ku shquheshin zogjtë që fluturonin dhe ndaleshin vetëm për një çast, mbi detin e pemëve të çmendura, as nga rruga e shtruar, ku mbretëronte paqja, një qetësi monumentale mbi mermerin e pastër bardhë e zi, as nga gota gjysmë e mbushur me verë të ëmbël, brenda së cilës shëmbëllenin mobiljet dhe një mizë fluturuese që dukej sikur donte ta lëvizte…

Drita vinte nga vështrimi i vajzës së re që shkruante një letër dashurie, dhe ngrinte kokën herë pas here për të gjetur fjalët e duhura erotike./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top