You Are Here: Home » Mjekësi » Seksologji » A ndryshon penisi me kalimin e viteve?

A ndryshon penisi me kalimin e viteve?

Nga Lorena Stroka

Sa herë na ka ndodhur t’i themi dikujt që kemi kohë pa e parë: “Sa shumë paske ndryshuar?”. Me sa duket kalimi i viteve nuk lë shenja vetëm në fytyrë por dhe në trup. Sidomos te burrat, koha që kalon shkakton ndryshime në penis… Kërkimet më të fundit tregojnë se sa më shumë kalojnë vitet aq më shumë ndryshime vërejmë në madhësinë, pamjen dhe funksionin e organit gjenital.

Më analitikisht, disa kërkuesë nga Universiteti i Virxhinias, arritën në përfundimin se penisi zvogëlohet për dy arsye. E para për shkak të trashjes trupore, dhjami ka tendencën të përqëndrohet te “rrënja” e penisit duke dhënë kështu përshtypjen se penisi ka marrë… të tatpjetën… Ky ndryshim nuk është i përhershëm, mund të ndryshojë në çdo kohë në qoftë se burri ruan peshën trupore në nivele normale. Dhe e dyta për shkak të moshës, sa më i vjetër është dikush, aq më tepër vërehet një lloj tkurrjeje normale në madhësi, gjatësi e trashësi, fakt i pakthyeshëm.

1.5 – 2 cm më pak

Hulumtuesit zbuluan se zvogëlimi i penisit nga mosha 30 deri në 60 ose 70 vjeç shkon nga 1.5 – 2 cm. Faktorët që përgjegjësohen për këtë janë: arteroskleroza, muret e enëve të gjakut të penisit si dhe zhvillimi i një indi të ngurtë lidhës në penis që e pengojnë të fryhet dhe rritet. Në qoftë se kjo ndodh në masë të madhe mund të shkaktojë dhembje gjatë ereksionit. Ashtu si ndryshon madhësia e penisit, ndryshon dhe madhësia e qeseve të farës (testikujve). Në qoftë se një burrë në moshën 30 vjeç e ka perimetrin e testikujve 20 cm, në moshën 60 vjeç mund të arrijë deri në 2 cm më pak, dhe në rast se ai vuan nga trashja trupore zvogëlimi do të jetë akoma më i madh./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

 

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top