You Are Here: Home » Kuriozitete » Pesë ndodhi të pazakonta!

Pesë ndodhi të pazakonta!

Nga Lorena Stroka

37 vjet pa gjumë!

64 vjeçari  Tai Ngog, i njohur edhe si Hai Ngog pohon se nuk fle dot qysh nga viti 1973, kohë në të cilën kaloi një temperaturë të pazakontë. Gjithashtu, thotë se ka mbi 12 000 netë të vazhdueshme pa mbyllur sy. “Nuk e di nëse pagjumësia ka ndikuar negativisht në shëndetin tim, unë ndihem akoma i shëndetshëm dhe normal, si  të tjerët”. Ndërsa thekson se mund të transportojë në distancë 4 km 2 thasë me çimento në sup. Ngog jeton me bashkëshorten dhe fëmijët e tij në Ke Trung, ku ka fermën e vet, me të cilën angazhohet.

31 vjet në një shpellë!

Yoko Soitsi lindi më 31 mars 1915 në Saori. Gjatë Luftës së Dytë Botërore u urdhërua nga Ushtria e Perandorisë Japoneze që të shkonte në Guam, kështu më 1941 mbërriti në destinacionin e vet, vend të cilin Japonezët kërkonin që ta mbanin në posedimin e tyre. Megjithatë, në 1944, pasi forcat amerikane ripushtuan ishullin, Yoko u detyrua të fshihej në xhunglën e Guam, për mos t’u zbuluar nga armiqtë. Më 24 janar 1972 dy gjuetarë e gjetën krejt rastësisht në një pjesë të largët të ishullit. Japonezi 57 vjeçar (rreshter gjatë Luftës së Dytë Botërore), fillimisht u tmerrua nga prania e dy “armiqve”, edhe pse tronditjen më të madhe e pësoi kur mësoi se kishte  jetuar brenda asaj shpelle për plot 31 vjet, pas përfundimit të luftës…

Japonezi… Jezus!

Pretendon se është Zoti dhe Jezusi bashkë! Japonezi Matagiosi Mitsuo thotë se një ditë do të shfaqet bashkë me të. Por që të progresohet në shpëtimtar, duhet që më parë të zgjidhet kryeministër i Japonisë dhe të vazhdojë reformat në vend. Mirë po nuk do vetëm këtë… kërkon gjithashtu që të bëhet sekretar i përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare… Pavarësisht nga fjalimet e tij të zjarrta, Mitsuo ka dështuar në shumë procese zgjedhore. Arsyeja? Ndoshta deklaratat e tij ekstreme: i këshillon kundërshtarët e vet që të bëjnë…VETVRASJE!

Hëngri një aeroplan të tërë!

Mishel Lotito është Francez dhe i njohur si (Zotria që ha çdo gjë). Jep shfaqje të ndryshme gjatë të cilave dëshmon pseudonimin e tij, pasi ha metal, xham, llastik, dhe shumë materiale të tjera, që ekzistojnë në objekte të tilla si biçikleta, televizorë etj. Madje rasti më i njohur i tij është ai me  “Avionin Cessna 150”, pjesët e të cilit pasi i ç’montoi dhe preu i hëngri (nga 1978 deri në 1980). E çuditshmja është se nuk ka asnjë problem shëndetësor akoma  dhe kur ha materiale të cilat konsiderohen helmuese. Dhe në qoftë se pyesni veten se kur filloi të ushtronte këtë sport kaq… “interesant” –  ai thotë se filloi në vitin 1966!

Jeta e tij… aeroporti!

Në vitin 1974 ndërsa studionte në Angli, Mehran Karimi Naseri, i cili është Iranian, mori pjesë në aktivitete kundër Shahut. Kur u kthye në Iran u burgos, u torturua dhe në fund u dëbua. Kërkoi azil në të gjitha vendet europiane,  më në fund, në vitin 1980 e pranoi Belgjika, gjithësesi në 1988 ai vendosi të shkonte në Britani. Ndërsa ndodhej në një stacion të Parisit duke pritur trenin për në aeroport, ra viktimë grabitjeje, duke humbur kështu çantën bashkë me të gjitha dokumentet në të. Pavarësisht nga mungesa e dokumenteve, arriti të hynte në aeroplan, por autoritetet angleze e kthyen pas në aeroportin “Charles De Gaulle”. Ishte 8 gusht 1988. Qysh atëherë, Naseri  jeton në sallën e nisjeve të aeroportit!!! Pikërisht kjo ndodhi e çuditshme u bë shkak për realizimin e filmit kinematografik “The Terminal”, me protagonist të madhin Tom Hanks.

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008 AlbStroka.com

Scroll to top