You Are Here: Home » Kuriozitete » Mali Everest, maja më e lartë në botë

Mali Everest, maja më e lartë në botë

Nga Lorena Stroka

Mali Everest nuk eshte thjeshte nje mal i larte, ai eshte nje nga shtate mrekullite e natyres.

1. Kanioni i Madh

2. Pengesa e Madhe Koralore

3. Porti i Rio De Zhaneiros

4. Mali Everest

5. Agimi Polar

6. Vullkani Parikutin

7. Ujevara e Viktorias

Mali Everest eshte maja me e larte ne bote. Ndodhet ne pjesen lindore te Himalajeve, midis Nepalit dhe Tibetit. Ka nje lartesi prej 8.848 m. Lartesia e malit eshte e variushme, pasi cdo vit ndryshon disa milimetra per shkak te procesit te orogenesit qe shkaktuan Himalajet dhe qe vazhdon deri ne ditet tona. Ne lartesine 8.800 m ajri i pakte, mungesa e oksigjenit, temperaturat mjaft te ulta dhe stuhite e forta e bejne klimen jashtezakonisht te veshtire. Mali u quajt Everest si shenje nderimi ndaj drejtorit te Sherbimeve Trigonometrike te Indise. Nje pasdite te vitit 1852 ne Dehra Dun te perandorise Indiane, nje punonjes-llogaritar hyri ne zyren e drejtorit te vet duke i thene tere gezim fjalet e meposhtme: “Zoteri, zbulova malin me te larte te botes”. Drejtori i tij, Sir Andrew Waugh, i entuziazmuar nga lajmi qe sapo kishte degjuar vendosi qe malit me te larte te botes t’i jepte emrin e drejtorit te mepareshem, Sir George Everest.

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008 AlbStroka.com

Scroll to top