You Are Here: Home » Kuriozitete » Trekëndëshi i Bermudeve

Trekëndëshi i Bermudeve

Nga Lorena Stroka

Trekëndëshi i Bermudeve, çfarë nuk është dëgjuar rreth këtij emri rrëqethës, disa e kanë quajtur “trekëndëshi i djallit”, ndërsa shumë të tjerë, një vend të mistershëm e plot rreziqe. Trekëndëshi i Bermudeve gjeografikisht kufizohet nga Majami i Florides, San Huan-i i Puerto Rikës dhe nga ishujt e Bermudeve. Trekëndëshi u shndërrua në objekt diskutimesh pas nje sërë zhdukjesh të mistershme anijesh dhe aeroplanesh. Emri i tij si një vend që shkakton tmerr dhe frikë u përhap menjehëre pas Luftës së Dytë Botërore, edhe pse kulmi i thënieve në fjalë u arrit në vitet 1960-1970. Faktikisht, edhe në vitet e mëparëshme ekzistonte një mister në lidhje me detet rreth trekendeshit. Marinarët bënin fjalë se në pjesën jugore të trekëndëshit, d.m.th. aty ku ndodheshin ishujt e Karaibeve shfaqeshin piratë të egër. Thuhet se në “kthetrat” e Trekëndëshit të Bermudeve kanë rëne shumë aeroplane, gjithsesi ai i cili është me te vërtetë i njohur është “Fluturimi i 19-të”.

Në 5 Dhjetor të 1945, në orën 14:10 të mesdites nga Fort Lauderable nisen pesë  aeroplane me po aq pilotë në bordet e tyre. Te gjithë pilotët ishin veterane të Luftës së Dytë Botërore. Kohëzgjatja e fluturimit duhet të ishte vetëm dy ore. Misioni i tyre ishte të fluturonin 53 milie ne pjesën lindore, te zhvillonin nje ushtrim bombardimi ne Chickens Shoals, te vazhdonin te njejten rruge per 67 milie dhe pastaj te ktheheshin ne veri-veriperendim per 73 milie duke kaluar mbi Grand Bahama, dhe ne fund para se te ktheheshin ne Ford Lauderable  duhej te kalonin ne jugperendim për 120 milie. Fatkeqësisht ky program nuk u zbatua KURRË, diçka e çuditshme ndodhi… aeroplani u zhduk pa lëne asnjë gjurmë… hipotezat që u diskutuan ishin nga më të ndryshmet, edhe pse ne nje përfundim te faktuar akoma dhe ekspertet nuk arriten kurre. “Fluturimi i 19-te” nuk përbën të vetëmin rast viktim të një tragjedie te pashtjelluar ende, jane raportuar dhe zhdukje të tjera të mistershme anijesh ne zonen e trekëndëshit të cilat ende janë nën vëzhgimin e specialistëve përkatës. Zona rreth trekendeshit karakterizohet mjaft e rrezikshme, klima është e paqëndrueshme dhe shpesh here e paparashikueshme Zona e Trekëndëshit të Bermudeve njihet edhe per thellësinë e ujërave te saja, te cilat arrijnë deri në 5. 500m. Ndërsa në rrëzë të Puerto Rikos ndodhet dhe pika më thellë e Oqeanit Atlantik, me një thellësi prej rreth 8. 300m. Siç e përmenda dhe më lartë kushtet e motit jane te  paqendrueshme, akoma dhe kur moti ne pergjithësi është i mire, atje ekziston probabiliteti se papritur mund te shfaqen stuhi me shpejtesira te jashtezakonshme, te cilat jane në gjendje “çrrënjëzojnë” çdo gjë qe gjejne përpara. Miti i Trekendeshit te Bermudeve është i herëshëm, ai ka kaluar ne etapa te ndryshme deri sa arriti ne shpërthimin real dhe shume te perhapur. Ndoshta tragjedia e pesëfishte e “fluturimt te 19-te” shkaktoi dhe çeljen e këtij diskutimi në lidhje me trekëndëshin e mistershem, emri i të cilit trondit për vite me rradhe. Nuk e di nëse zhdukja e aeroplaneve në fjalë ishte një rastësi apo një mister i fshehur mirë nën mantelin e enigmës së pafund, gjithësesi rastësi nuk mund te konsiderohet nje zinxhir zhdukjesh te paarsyeshme dhe pikërisht në të njëjtin vend.

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008 AlbStroka.com

Scroll to top