You Are Here: Home » Mjekësi » Seksologji » THYHEN TABUTË, GRATË KËRKOJNË SEKS ANAL!

THYHEN TABUTË, GRATË KËRKOJNË SEKS ANAL!

Nga Lorena Stroka

Një studim i botuar në “Journal of Sexual Medicine”, tregoi se seksi anal nuk përbën më tabu për gratë, madje shumë e kërkojnë vetë, sepse, siç thonë, ndiejnë më shumë… Hulumtimi zgjati 20 vjet dhe u krye në mbi 8500 gra. Udhëheqësi i studimit, Uilliam Saletan, bashkë me ekipin e tij konstatuan se në vitin 1992, 16% e grave kërkonte të provonte seksin anal, pavarësisht nga mosha. Sot, njëzetë vjet më vonë, shifra është trefishuar. Të paktën, 40% e grave kërkon dhe provon seksin anal.

Shpjegimi i dhënë nga Dr. Saletan ka të bëjë me orgazmën. Ekipi hulumtues konstatoi se 65% e grave vinte në orgazmë përmes seksit vaginal (përfshirë stimulimin e klitorit). Ndërsa përqindja e grave që arrinte në orgazmë përmes seksit anal ishte pothuajse 94%!!!

“Kemi arritur në përfundimin se sa më shumë seks që të bëjë gruaja, aq më shumë orgazma do të përjetojë. Seksi i shumtë çon në eksplorimin e trupit, dhe eksplorimi në seks anal. Orgazmat e shumta e të fuqishme që rrjedhojnë nga seksi anal nuk janë shkaku, por rezultati, përfundon shkencëtari./AlbStroka/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008 AlbStroka.com

Scroll to top