You Are Here: Home » Mjekësi » Nefrologji » Si të shmangni gurët në veshka

Si të shmangni gurët në veshka

Nga Lorena Stroka

Konsumi i lëngjeve të shumta dhe mishit në sasi të vogla, minimalizon gjasat për zhvillimin e gurëve në veshka, sipas Shoqatës Gjermane të Patologëve (BDI).  H BDI njoftoi se konsumi deri në 2 litra ujë në ditë ruan përqendrimin e ulët të kripërave dhe produkteve metabolike në urinë. Konsumi i moderuar i mishit dhe sallamit ngadalëson prodhimin e acidit në urinë, një ndër elementet kryesor të gjetur në gurët e veshkave. Njerëzit të cilët janë të prirur të krijojnë gurë në veshka duhet të konsumojnë më pak ushqime që përmbajnë acid oksalik, (spinaq, panxhar, çokollata, çaj të zi/gjelbërt).  Acidi oksalik në kombinim me kalciumin formon kristale, të cilat depozitohen në indet e veshkave. Në Gjermani vlerësohet se 5 në 10% e popullsisë vuan nga gurët në veshka të paktën një herë në jetën e tyre, ndërsa meshkujt vuajnë tre herë më shumë se femrat./AlbStroka.com/

© Albstroka.com

Copyright © 2008 AlbStroka.com

Scroll to top