You Are Here: Home » Mjekësi » Mjalti, burim i paçmuar energjie

Mjalti, burim i paçmuar energjie

                              Nga Lorena Stroka

Disa mendojnë se mjalti ndihmon në shtimin e peshës për shkak të kalorive që përmban. Megjithatë, në qoftë se konsumohet në moderim, na bënë veçse mire, pasi një lugë gjelle mjaltë ofron rreth 60 kalori, domethënë po aq kalori sa edhe një frut. Mjalti është një ushqim i ëmbël natyror,  që paraqet veprim intesiv antioksidant, antimikrobik dhe qelizëmbrojtës, gjithashtu është i pasur me shumë komponente ushqyes. Përmban flavonoide, të cilat jane te afta të “pajtojnë”  hekurin duke parandaluar në këtë mënyrë formimin e radikaleve të lira, dhe duke krijuar një mburojë mbrojtëse për  materialin gjenetik. Mjalti ka efekt të dobishëm në organizmin tonë, pasi disa antioksidantë kanë veprim antikanceroz. Është qetësues dhe zbutës. Një lugë mjaltë në qumësht të ngrohtë ndikon pozitivisht në lehtësimin e gjumit. Gjithashtu përmban komponente prebiotike, qe kontribojnë në funksionimin normal të sistemit gastrointestinal. Mjalti ndihmon për shërimin e plagëve dhe luftimin e mikrobeve. Rekomandohet akoma edhe për trajtimin e plagëve që rezultojnë nga djegiet. Sasia e lartë e fruktozës që përmban ndihmon të gjithë ata që ndodhen nën efektin e pijeve alkoolike, duke i risjellë në normalitet.  Nuk duhet të harrojmë se mjalti ka veprim hidratues, pasi përqindja e tij në ujë arrin deri në 20%. Paralelisht, kontribon në funksionimin e mirë të  zorrës së trashë. Mjalti zgjeron enët e gjakut dhe ul tensionin e gjakut. Mjalti është konsideruar si një burim i paçmuar energjie për funksionimin e mire të zemrës.

Copyright © 2008 AlbStroka.com

Scroll to top