You Are Here: Home » Të ndryshme » Çfarë i magjeps shenjat e horoskopit dhe me kë shkojnë më shumë në seks (I)?

Çfarë i magjeps shenjat e horoskopit dhe me kë shkojnë më shumë në seks (I)?

Nga Lorena Stroka

A besoni në shenjat e horoskopit? Përgjigjet përplasen. Disa thonë Po, e disa të tjerë thonë Jo. Pavarësisht se shumica nuk beson, jam e mendimit se shumë prej tyre janë të vërteta. Thuaje, rastësi, thuaje shpresë apo dobësi (nga ana jonë) – jo rrallëherë parashikimet e astrologëve bien brenda.

Seksualiteti, parapëlqimet, fantazitë janë një situatë jashtëzakonisht e ndërlikuar. Çdo njeri është unik dhe ka karakteristikat e veta, pikërisht kjo e bën të veçantë. Dashuria hedh shigjetat e saj me qëllim që të krijojë ndjenja dhe çiftëzim të fortë, pra, një lidhje sa më të mirë.

Shenjat e tokës duan të ndejnë siguri dhe besim nga njerëzit që i rrethojnë. Shenjat e zjarrit duan pasionin dhe sfidën. Janë të zjarrta dhe të gatshme për çdo gjë. Shenjat e ajrit duan stimulimet e trurit. Janë të afta të kryejnë çfarëdo lloj loje mendore. Kërkojnë të stimulojnë imagjinatën e tyre. Shenjat e ujit duan përkëdhelje, përqafime, fjalë të ëmbla, të gjitha këto janë të domosdoshme për ata.

Çfarë i magjeps shenjat e horoskopit dhe me kë shkojnë më shumë në seks?

DASHI

Seksi për Dashin është entuziazëm, aventurë dhe energji. Është romantik dhe emocional, do që të jetë gjithmonë i pari. Është dashnor i fortë, i pëlqen “gjuetia”. E jeton seksin në maksimum, me pasion. Është egocentrik, i pëlqejnë fjalët e pista, si dhe përkëdheljet në kokë dhe fytyrë. Është xheloz dhe pak sadist. Fantazitë i bën realitet. Bën dashuri në çdo vend të mundshëm. Merr iniciativa dhe ështëë egoist.

Si të fitosh zemrën e Dashit? Bëj pak të vështirën që të shpërthejë pasioni i tij. Lëre të të mbrojë dhe të mendojë se mbizotëron. Mos i thuaj kurrë që të është mërzitur seksi me atë, se do shikojë tjetërkund.

Kombinimet më të mira erotike:

  • Me Luanin – në qoftë se kufizojnë që të dy sovranitetin e tyre.
  • Me Shigjetarin: kombinim  shpërthyes në shtrat.
  • Me Peshoren: nëse qetësia e Peshores shkon me shpërthimet e tij.
  • Me Akrepin: nëse Akrepi duron mbizotërimin e Dashit dhe ky i fundit xhelozinë e Akrepit.
  • Me Peshqit: plotësojnë njëri-tjetrin.

DEMI

Demi kryen seks konservativ dhe nuk i pëlqen e ashtëquajtura “one night stand”. Do familjaritet dhe cilësi, do të japë dhe të marrë. Respekton nevojat e tjetrit. Kërkon për romantizëm dhe emocion. Romantizmi e ndihmon të relakshet dhe të shprehet më mirë. Përpiqet të eksitojë partnerin e vet. Dobësia e tij është seksi dhe gjella e mirë. Mund të puthë dhe përkëdhelë gjatë…

I pëlqejnë puthjet në gushë dhe pëshpërimat në vesh. Bën seks tepër sensual dhe nuk është i dhunshëm ose agresiv. I pëlqen aroma natyrale e trupit dhe të bëjë seks në natyrë.

Si të fitosh zemrën e Demit? Bëhu e guximshme që të shprehësh pasionin tënd.

Kombinimet më të mira erotike:

  • Me Gaforren: njëri mbulon tjetrin. Është një marrëdhënie e gjatë dhe e bukur.
  • Me Virgjëreshën: nëse hollësia e Virgjëreshës kompromisohet me ritmin e tij të ngadaltë.
  • Me Peshoren: lidhje e ekuilibruar me dashuri dhe durim nëse Demi kufizon posesivitetin.
  • Me Akrepin: një raport shpërthyes seksual nëse të dy ulin pak tonet.
  • Me Bricjapin: të dy kërkojnë të njëjtat gjëra. Njëri plotëson tjetrin.

BINJAKËT

Binjakët fitojnë me talentin e tyre komunikues kë u do qejfi. Fantazitë e tyre i bëjnë realitet, edhe pse parapëlqimet e tyre jo rrallëherë trondisin. Binjakët kërkojnë më shumë se një shtrat të mirë.  Krijojnë lidhje paralele për të fituar përvojë. E shkojnë seksin si përtëritje dhe nevojë fizike. Nuk u pëlqejnë lidhjet afatgjatë. U pëlqen bashkëbisedimi para veprimit. I tërheq variacioni dhe e bëjnë kudo. Flirtojnë në çdo kohë dhe lexojnë libra egocentrikë, me përmbajtje seksuale etj. Janë miqësorë, të pakapshëm, pak aventurier, s’rrinë gjatë në një lidhje, gjithmonë janë në kërkim të diçkaje të re e më interesante. U pëlqejnë sfidat, të ndaluarat, dashnorët e palodhur dhe të paraqitshëm.

Si të fitosh zemrën e Binjakëve? Pikat e ndjeshme të tyre janë duart, ndërkohë që tingulli dhe imazhi gjatë raportit seksual i çmendin fare.

Kombinimet më të mira erotike:

  •  Me Dashin: janë që të dy aventurierë.
  • Me Luanin: çift që shkon nëse ka respekt dhe dashuri mes tyre.
  • Me Peshoren: njëri i jep liri tjetrit.
  • Me Akrepin: seks të përsosur nëse xhelozia e Akrepit nuk shtyp lirinë e Binjakëve.
  • Me Ujorin: shkojnë shumë erotikisht, e respektojnë njëri-tjetrin dhe lidhja ka vazhdimësi./Albstroka/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008 AlbStroka.com

Scroll to top