Më thuaj se në ç’muaj ke lindur që të të them se ç’punë do bësh!
Një hulumtim mjaft interesant vendosi të kryente Zyra e Statistikave Kombëtare (ONS) në Mbretërinë e Bashkuar lidhur me muajin e lindjes së mijëra qytetarëve dhe rolin që mund të luajë në të ardhmen e tyre profesionale.
Rezultatet e kërkimit treguan se muaji i lindjes mund të ndikojë shumë në zgjedhjen e profesionit të dikujt.
Më konkretisht:
- Në janar lindin më shumë mjekë, mbledhës parash (fatorino) dhe më pak ndërmjetës për shitje/blerje pronash.
- Në shkurt lindin shumë artistë, policë rrugorë dhe më pak fizikantë.
- Në mars regjistrohen lindjet më të shumta të pilotëve dhe muzikantëve.
- Në prill dhe në maj lindin udhëheqësit (liderët) dhe gazetarët.
- Në qershor lindin afaristët, në këtë muaj kanë lindur gjithashtu 22 Nobelistë Paqeje.
- Në korrik lindin shumë ndërtues, drejtuesë trenash, shkrimtarë dhe artistë.
- Në gusht janë regjistruar shumë lindje muratorësh.
- Në shtator lindin fizikantët dhe atletët. Më pak e mundur është që personat e lindur në këtë muaj të bëhen parukierë ose punëtorë krahu.
- Në tetor dhe nëntor kanë lindur pothuajse personalitetet më të rëndësishme në botë. Dhe çuditërisht shumë prej tyre u vetëvranë në kulmin e karrierës së tyre artistike. Janë muajt ku shkëlqejnë më shumë gratë se sa burrat.
- Në dhjetor lindin pothuajse të gjithë dentistët./Albstroka/
© AlbStroka.com
