You Are Here: Home » Mjekësi » Psikologji » Kur një grua e martuar tradhton…

Kur një grua e martuar tradhton…

Nga Lorena Stroka

Dje nuk kam fjetur pothuajse fare, e shkunda të gjithë videotekën, kisha nevojë të shikoja filma të të gjitha llojeve, Ulur pra, këmbëkryq në divan, para TV duke konsumuar pop corn dhe coca cola, ndoqa me shumë interes disa prej filmave të mi të preferuar. Aty, rreth orës 4 e mëngjesit, më mbylleshin sytë, s’kisha më fuqi, isha gati të bija përmbys…

Për fat të keq, ishte hera e tretë që më ndodhte kjo gjë, sa herë përgatitesha për të parë filmin: Gruaja që ëndërroi një burrë. Mirëpo këtë herë, isha e vendosur ta shihja nga fillimi në fund. U ngrita, shkova në tualet, u freskova në fytyrë, u ktheva, zura qoshen time të preferuar duke shtrënguar fort një jastëk në formë zemre dhe nuk u largova për asnjë një çast nga dhoma deri sa mbaroi. Skenari i filmit? Mjaft i thjeshtë: Një fotografe mode dashurohet marrëzisht me një profesor Polak… Që të dy janë të martuar dhe kanë fëmijë. Ajo çmendet pas tij dhe erosi shndërrohet në një fiksim të rrezikshëm. Braktis bashkëshortin e saj për sytë e profesorit, ndërkohë që ky i dyti do të jetojë veç aventurën, por jo të prish shtëpinë e tij. Nejse nuk do t’ju zbuloj fundin e filmit…

Ky film u bë shkak të prekja këtë temë duke parë mënyrën se se si tradhtojnë burrat dhe gratë.

Siç është e ditur, në dashuri nuk ka rregulla, mirëpo kur një grua e martuar me fëmijë vendos të tradhtojë, e ka shumë të vështirë të mbajë ekuilibrin në shtëpi. Gruaja tradhton me mendje, pra në mënyrë cerebrale. Jepet më shumë. Përmes tradhtisë mbulon shumë nevoja emocionale. Dashuron fort dhe nuk mund ta ndajë këtë ndjenjë intensive midis burrit dhe dashnorit. Vështirësohet të pranojë akoma dhe prekjen më të vogël të bashkëshortit të saj, ose të kalojë të gjithë natën përkrah tij.

Për gruan që ka familje, tradhtia nuk është një çështje e thjeshtë. Dhe kur i ndodh kjo, zakonisht, e hedh në erë të gjithë jetën e saj.

Në të kundërt me burrin, i cili nuk torturohet nga faje të tilla, shumë lehtë mund t’i bëje dashuri gruas dhe dashnores si të mos ketë ndodhur asgjë. Pra, burri është i aftë ta ndajë seksin nga raporti/lidhja. Një lidhje jashtëmartesore e shikon më shumë si një aventurë shplodhëse, argëtuese, pra një pauzë nga përditshmëria e tij. Nuk e braktis kollaj familjen e vet. Madje, nuk e ka problem fare t’i përgjigjet thirrjes së dy grave në të njëjtën kohë, domethënë të ketë më shumë se një dashnore.

Natyrisht, nuk mund të karakterizojmë me absolutizëm sjelljet seksuale të burrave dhe grave, pasi çdo individ ka diversitetin e vet seksual.

© AlbStroka.com

Copyright © 2008 AlbStroka.com

Scroll to top