You Are Here: Home » Shkencë » Astronomi » 90% E RRUGËS SË QUMËSHTIT ËSHTË E PADUKSHME!

90% E RRUGËS SË QUMËSHTIT ËSHTË E PADUKSHME!

galaktika-lorena-stroka-shkrime-albstroka-blogNga Lorena Stroka

Nga vëzhgimi i kujdesshëm i lëvizjeve të yjeve të galaktikës sonë, fare lehtë  mund të përcaktohet masa e saj, (masë më e madhe do të thotë më shumë gravitet, rrjedhimisht lëvizje më e shpejtë e yjeve). Gjithashtu, mund të matet numri i yjeve në galaktikë si dhe të gjendet masa e tyre. Problemi është se këta dy numra nuk përputhen: yjet (dhe gjërat e tjera të dukshme, të tilla si gazi dhe pluhuri) përbëjnë vetëm 10% të masës. Ku gjendet 90% tjetër?

Imazhi i Cluster Bullet, dëshmia e parë e drejtpërdrejtë e materies së errët tregon se ka masë, por, jo shkëlqim. Një gjë është e sigurtë: nuk janë vrima të zeza, yje të vdekur apo gazra të ftohtë, (të gjitha këto janë kontrolluar dhe fshirë nga lista) dhe kandidatët e mbetur janë shumë kureshtarë (WIMPs). S’ka dyshim që është e vërtetë, pra, që ekziston dhe që gjendet diku aty jashtë, thjesht nuk  dihet se çfarë është ajo. Shkencëtarët po përpiqen ta gjejnë. Duke marrë parasysh të dhënat e përparimeve më të fundit, është e sigurtë që brenda një dekade do të zbulohet me sukses!/albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top