You Are Here: Home » Mjekësi » JA SI THONJTË E KËMBËVE TREGOJNË NËSE RREZIKONI TË PREKENI NGA KANCERI NË TË ARDHMEN

JA SI THONJTË E KËMBËVE TREGOJNË NËSE RREZIKONI TË PREKENI NGA KANCERI NË TË ARDHMEN

albstroka-blog-thonjte-ekembeve-tregojne-mundesine-e-shfaqjes-se-kancerit-ne-te-ardhmen-shkrime-nga-lorena-stroka-mjekesiNga Lorena Stroka

Sipas një studimi shkencor të Universitetit të San Diego-s, thonjtë e gishtave të mëdhenj të këmbëve mund të zbulojnë nëse një ditë rrezikoni të prekeni nga kanceri i mushkërive. Madje rreziku i kancerit mund të parashikohet shumë kohë para se të shfaqet.

Hulumtuesit monitoruan nga afër 840 meshkuj mbi 50 vjeç, për 12 vjet rresht. Gjatë kësaj kohe, 210 prej tyre shfaqën kancer në mushkëri.

Sipas studiuesve, personat që kishin nivele të larta nikotine në thonjtë e këmbëve të tyre, kishin më shumë se tre herë gjasa që të sëmureshin, në krahasim me të tjerët që kishin nivele më të ulta nikotine.

Matja e nikotinës në thonjtë e këmbëve është cilësuar si një metodë tejet e besueshme, nisur nga fakti që rriten ngadalë, përmbajtja e substancës aty është më e qëndrueshme se sa në gjak apo urinë./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top