You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » E GJITHË AJO MAGJIA…

E GJITHË AJO MAGJIA…

ALBSTROKA-BLOG-LORENA-STROKA-GAZETARE-E-GJITHE-AJO-MAGJIAShqipëroi: Lorena Stroka – Roehampton University, UK

Jo, nuk ndihem e fajshme… Lumturia e pastër dhe dija e asaj që kërkon nuk lë vend për faje… Faje të lënë të gjitha ato që nuk jetove, jo sepse nuk munde, por për shkak të forcës dhe magjisë së tyre…
Të asaj magjisë që kërkon një jetë të tërë dhe tani që të bie mbi kokë porsi bekim, s’e pranon, jo për ndonjë arsye të mirë, por, vetëm sepse lëkundesh të ecësh më tej, të shikosh se çfarë ndodh përtej kufirit që të kanë burgosur…
Dhe pastaj kur kalojnë vitet bashkë me stinët, dhe kupton se asgjë nuk mund të ndalojë më rënimin e pamëshirshëm, mjerisht kujton, mendon, frikësohesh dhe dëshpërohesh./albstroka.com/

© AlbStroka.com

 

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top