You Are Here: Home » Mjekësi » MËSONI SE SI PËLLËMBA E DORËS PËRCAKTON GJENDJEN E SHËNDETIT TUAJ! JA TESTI QË DUHET BËRË

MËSONI SE SI PËLLËMBA E DORËS PËRCAKTON GJENDJEN E SHËNDETIT TUAJ! JA TESTI QË DUHET BËRË

albstroka-blog-lorena-stroka-gazetare-mesoni-si-pellemba-e-dores-percakton-gjendje-tuaj-shendetesore-dinamometriNga Lorena Stroka

Duket  se shkencëtarët kanë arritur të konfirmojnë atë çka thuhet për fatin e shkruar të njeriut në pëllëmbën  e dorës së vet…

Sipas një studimi të botuar në revistën mjekësore  The Lancet, mundësitë që të pësojmë sulme zemre, truri apo vdekje të parakoshshme duken vërtet në pëllëmbën e dorës sonë.

140.000 persona nga 14 vende të botës morën pjesë në një test për ngritje peshe me një dore. Pas shqyrtimit të hollësishëm të të dhënave, shkencëtarët arritën në përfundimin, se pëllëmba e dorës përbën treguesin më të sigurtë të shëndetit tonë.

Ekspertët theksojnë se lidhja mes peshës që duhet ngritur dhe zemrës vijon të mbetet ende e panjohur dhe se ka nevojë për eksplorim të mëtejshëm…

Fuqia maksimale e dorës në rrjedhën e kohës pëson rënie të pashmangshme. Në ato raste ku ndryshimi është i shpejtë dhe i madh, vlerësohet se rreziku i kompikimeve shëndetësore është i shumëfishtë.

Në moshën 35 vjeç femrat mund të ngrenë rreth 34 kg peshë me një dorë, ndërsa në moshën 70 vjeç, jo më shumë se 24 kg.

Ndërsa meshkujt në gjysmën e moshës së dytë mund të ngrenë 54 kg peshë me një dorë, dhe në moshën 70 vjeç vetëm 34 kg.

Sipas gjetjeve të hulumtuesve për çdo 5 kg reduktim force, rreziku i vdekjes së parakohshme rritet me 16%, i komplikimeve kardiake me 17% dhe i sulmeve në tru me 9%./albstroka.com/

Pajisja (vegla) që përdoret për matjen e forcës fizike quhet dinamometër.

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top