You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » AJO ME VËSHTRIMIN E VEÇANTË…

AJO ME VËSHTRIMIN E VEÇANTË…

ALBSTROKA-LORENA-STROKA-BLOG-SHKRIMTARE-GAZETARE-POETE-PERKTHYESEShqipëroi: Lorena Stroka – Roehampton University, UK

Dhimbja gjen mënyrën e vet për të të ndryshuar. Të bën ta shikosh jetën ndryshe dhe t’i vështrosh njerëzit që të rrethojnë drejt në sy! Disi kështu, ata që u ndeshën në jetë me shumë humbje, vdekje dhe rrjedhimisht me vetmi, padashur, u bënë më të duruar se ne. Të ndryshëm!

E dinë mirë që veç çasti ka rëndësi, veç ai lindë lumturinë e pamatshme, por, dhe vështirësitë… Çdo orë është tani, çdo ndjenjë është absolute, ndaj shprehe para se të humbasë bashkë me ty!

Mendohen përditë se sa e brishtë është jeta dhe janë thuajse gjithmonë të përhumbur. Respektojnë çdo gjë të gjallë.  Kërkojnë falje, thonë faleminderit gjithmonë dhe për gjithçka, e kanë me tërë mend. Ndoshta reagojnë ngadalë, por, mos i keqkupto! Kjo ndodhë sepse xhepat e grisur i kanë plot me buzëqeshje dhe ëndrra që s’u jetësuan kurrë…

Ata janë të përulur, aspak egoistë, nuk duan të fyejnë askënd, as të bezdisin. Nuk flasin shumë. U pëlqen të vëzhgojnë lëvizjet e të tjerëve përreth tyre. U vjen turp të qeshin si fëmijët e vegjël. I duan të gjithë, por, besojnë pak dhe nuk i bëjnë keq askujt!/albstroka.com/

© AlbStroka.com

 

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top