You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË PËRGATISNI VETË SERUM PËR QERPIKËT DHE VETULLAT

SI TË PËRGATISNI VETË SERUM PËR QERPIKËT DHE VETULLAT

albstroka-blog-serum-ne-kushte-shtepie-per-qerpike-dhe-vetulla-lorena-stroka-gazetare-keshilla-sekrete-bukurie© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Gjëja e parë që shikojmë tek një njeri, kuptohet kur e kemi afër dhe nuk nevojitet të marrim dylbi, janë sytë… Sa më të dendura janë qerpikët dhe vetullat, aq më shumë na tërheqin… Mirëpo ndodh që jo të gjithë njerëzit e kanë këtë fat… Në rast se nuk jeni të kënaqura me pamjen e qerpikëve dhe vetullave tuaja, provoni të përgatisni serumin e mëposhtëm, i cili do t’ju ndihmojë më së shumti në ushqyerjen, shumimin dhe forcimin e tyre…

Përbërësit

1 lugë çaj vazelinë (pa parafinë)

1 lugë çaj vaj bajameje (cilësor)

1 lugë çaj vaj kokosi (cilësor)

Përgatitja

Në një xhezve ngrohni së bashku tre përbërësit e mësipërm derisa të krijohet një masë homogjene.

Pastaj, blini një kontejner rimeli, mbusheni me ujë të distiluar deri në mes, mbylleni dhe tundeni fort, mandej zbrazeni dhe hidhni në të me ndihmën e një hinke të hollë përzierjen e krijuar më sipër… Përdoreni sa herë të doni./albstroka.com/

Shihemi në shkrimin e radhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top