You Are Here: Home » Gnomonologji » Ekzistenca » NË QOFTË SE DO TË TË KUJTOJNË PAS VDEKJES, OSE SHKRUAJ GJËRA QË IA VLEN TË LEXOHEN, OSE BËJ GJËRA QË IA VLEN TË SHKRUHEN…

NË QOFTË SE DO TË TË KUJTOJNË PAS VDEKJES, OSE SHKRUAJ GJËRA QË IA VLEN TË LEXOHEN, OSE BËJ GJËRA QË IA VLEN TË SHKRUHEN…

ALBSTROKA-BLOG-LORENA-STROKA-GAZETARE-FJALE-TE-ARTAShqipëroi: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

  • Ndërgjegjia e pastër, zakonisht, është shenjë e kujtesës së dobët…
  • Vetëm toka është e pavdekshme, prej së cilës dalim dhe kthehemi sërish…
  • Se kur do vdesësh është si gishti i madh i këmbës, nuk është në dorën tënde…
  • Budallai as fal dhe as harron. Naivi dhe fal dhe harron, ndërsa i zgjuari fal, por, nuk harron…
  • Asnjë dashuri, asnjë miqësi nuk mund të kryqëzohet me rrugën e fatit, pa lënë mbi të një shenjë…
  • Një elefant nuk harron kurrë, por, po ta mendosh mirë, ç’ka për të kujtuar?!
  • Arti i vërtetë i kujtesës është arti i vëmendjes…
  • Zakonisht, kujtesën më të fortë e kanë ata që janë të ngadaltë në të kuptuar…
  • Në qoftë se do të të kujtojnë pas vdekjes, ose shkruaj gjëra që ia vlen të lexohen, ose thuaj gjëra që ia vlen të shkruhen./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top