You Are Here: Home » Mjekësi » JA ÇFARË TREGON GRUPI I GJAKUT PËR SHËNDETIN TUAJ

JA ÇFARË TREGON GRUPI I GJAKUT PËR SHËNDETIN TUAJ

albstroka-blog-lorena-stroka-shkrime-gazetare-grupet-egjakut-aq-sa-duhet-te-diniNga Lorena Stroka

Grupi gjakut është klasifikimi që i bëhet gjakut në varësi të pranisë apo mungesës së komponentëve të trashëguar antigjenikë në sipërfaqen e qelizave të kuqe.

Përveç rastit të shtatzënisë apo transfuzionit, grupi i gjakut ka lidhje dhe me rezistencën e trupit ndaj  infeksioneve të ndryshme, por, dhe predispozicionin gjenetik të sëmundjeve të caktuara.

Grupet e gjakut janë katër: A, B, AB dhe O, por, sipas sistemit rezus (Rh), ato mund të dyfishohen dhe të jenë A+ ose A-.

Grupi i gjakut tek çdo individ varet nga gjenet e trashëguara (nga prindërit) dhe përcaktohet nga antigjenet, të cilat përgjegjësohen nëse dikush është i pambrojtur ndaj disa sëmundjeve të caktuara.

Personat me grup gjaku 0

Të mirat

  • Kanë zemër të fortë – Sipas një hulumtimi të kryer në Universitetin e Pensilvanisë, personat me grup gjaku 0, akoma dhe nëse janë mbartës të gjenit Adamts7, i cili rrit rrezikun e sulmeve në zemër, rrezikojnë më pak nga sëmundjet e zemrës.
  • Kanë numër të ulët trombozash.
  • Rrezikojnë më pak të vdesin nga Malaria.
  • Rrezikojnë më pak të vdesin nga kanceri i gjirit dhe mushkërive.
  • Kanë dhëmbë të fortë.

Të këqijat

  • Kanë ulçerë peptikë! Janë më të ndjeshëm ndaj infeksioneve.
  • Kanë përqindje më të lartë shterpësie. Femrat kanë dy herë më shumë gjasa për të prodhuar vezë të cilësisë së dobët, në krahasim me të tjerat që u përkasin grupeve të tjera të gjakut.
  • Vuajnë nga trashja! Veçanërisht meshkujt që punojnë në mjedise me ndotje të rëndë, e cila shkakton inflamacion kronik dhe rrjedhimisht akumulim yndyre.
  • Rrezikojnë të vuajnë nga depresioni. Shfaqja e sëmundjes vjen për shkak të sekretimit të disa susbstancave që luajnë rol negativ në gjendjen shpirtëre, si për shembull kortizoli.
  • Kanë më shumë gjasa për shfaqje alergjish dhe astme në veçanti.
  • Kanë më shumë gjasa të shfaqin melanoma dhe kancer në fshikëzën e urinës.

Personat me grup gjaku A

Të mirat

  • Janë më pjellorë – Statistikisht, femrat me këtë grup gjaku lindin me më shumë vezë se sa pjesa tjetër e femrave. Rrjedhimisht, kanë më shumë shanse ngjizjeje. Gjithashtu, numri i vezëve të tyre reduktohet shumë ngadalë.
  • Rrezikojnë më pak të preken nga melanomat dhe kanceri i fshikëzës së urinës.

Të këqijat

  • Kanë stomak të ndjeshëm (delikat). Sipas një studimi të kryer në Suedi, u gjet se personat me grup gjaku A rrezikojnë më shumë se të tjerët të vuajnë nga kanceri i stomakut.
  • Rrezikojnë të sëmuren nga sëmundjet e zemrës. Statistikisht, personat me grup gjaku A kanë kolesterol të lartë dhe homocysteine (dy shënuesit e shëndetit kardiovaskular), dhe gjaku i tyre mpikset më lehtë në krahasim me grupet e tjera të gjakut.
  • Kanë çrregullime më të shpeshta mëlçie dhe tëmthi.
  • Rrezikojë të preken nga kanceri i gjirit, endometriumit dhe vezoreve.
  • Preken më lehtë nga tuberkulozi dhe malaria.
  • Kanë predispozicion të lartë për kancer të zorrës së trashë. Sidomos ata që kanë grup gjaku A+ rrezikojnë të diagnostikohen me sëmundje metasatike.

Personat me grup gjaku B

Të mirat

  • Rrezikojnë më pak nga artriti, që zakonisht shkaktohet nga nivelet e larta të acidit urik në gjak.
  • Rrezikojnë më pak nga kanceri i gjirit (përjashtohen rastet e trashëguara).

Të këqijat

  • Kanë më shumë gjasa të vuajnë nga sëmundjet e zemrës.
  • Kanë më shumë gjasa të shfaqin kancer në vezore.
  • Kanë më shumë gjasa të vuajnë nga infeksionet e fshikëzës së urinës.
  • Kanë prirje më të lartë pagjakësie, domethënë, të shfaqin anemi.

Personat me grup gjaku AB

Të mirat

  • Kanë nivele më të ulta kolesteroli.
  • Në raste urgjencash, kanë trajtim më të mirë, pasi mund të marrin gjak nga çdo lloj grupi.

Të këqijat

  • Femrat e këtij grupi gjaku rrezikojnë të shfaqin kancer ovarian.
  • Rrezikojnë të lajthiten më shpejt. Sipas një kërkimi të Harvard Medical School, të kryer në 30.000 persona të moshës 45 vjeç, u vërejt se 82% e tyre kishte aftësi të reduktuar të menduarit në krahasim me ata që i përkisnin grupeve të tjera të gjakut.
  • Kanë stomak të ndjeshëm, kjo ndodh për shkak të sekretimt të ulët të lëngjeve të stomakut.
  • Kanë infeksione të shumta frymëmarrjeje, sidomos gjatë periudhës së fëmijërisë.
  • Rrezikojnë 23% më shumë se të tjerët të shfaqin sëmundje kardiovaskulare.
  • Rrezikojnë nga pre-eklampsia. Femrat shtatzënë kanë dy ose tri herë më shumë gjasa të shfaqin pre-eklampsia (rritje e rrezikshme e tensionit të gjakut) gjatë shtatzënisë./albstroka.com/

© AlbStroka.com

 

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top