You Are Here: Home » Kuriozitete » NJËMIJË VARIANTET E TMERRIT

NJËMIJË VARIANTET E TMERRIT

Nga Lorena Stroka

Në qoftë se një imazh është baraz me njëmijë fjalë, atëherë, këtu flasim për njëmijë variantet e tmerrit… Ka disa foto që në raste të rralla thonë shumë më tepër se thjesht fjalë, duke përcjellë tregime të fuqishme që përmbledhin mjegullisht ngjarje dhe tragjedi të pashembullta.

Bëhet falë për pamje rrëqethëse, të gdhendura thellë në ndërgjegjet tona të cilat u kthyhen në simbole globale, dhe që vështirë se do të zbehen ndonjëherë në harresën e kohës… Le të shohim së bashku disa prej imazheve më domethënëse të viteve të shkuara…

albstroka-blog-1000-variantet-e-tmerrit-lorena-stroka-gazetare-shkrimtare-poete-përkthyeseTragjedia e Bhopal-it – (Pablo Bartholomew)

Fotoreporteri i njohur nga India shkrepi me aparatin e tij fotografik katastrofën industriale në uzinën e pesticideve në Bhopal, e cila bëri kërdinë në 558.000 njerëz, duke dërguar në vdekje më shumë se 15.000 shpirtra. Dëmi ekologjik i shkaktuar nga reja toksike e shpërndarë në ajër rezultoi kataklizmik, sa për mjedisin, po aq dhe për faktorin njeri.

albstroka-blog-njemije-variantet-e-tmerrit-lorena-stroka-gazetare

Pas stuhisë – (Patrick Farrell)

Fotografi i “Miami Herald” shkrepi çastet më të dhimbshme të viktimave të Haitit në vitin 2008. Në njërën prej imazheve të shumta bardhë e zi, shfaqet një djalë i vogël i cili përpiqet të shpëtojë një karrocë të shtrembëruar prej “kthetrave” të stuhisë që përfshiu gjithë territorin në formë uragani.

albstroka-blog-masakra-e-tajlandes-lorena-stroka-shkrimtare-poete-gazetare

Masakra e Tajlandës - (Neil Ulevich)

Fotoja tronditëse nga masakra e Universitetit të Thammasat-it, ndodhur më 6 tetor 1976, përshkruan çastet tragjike të studentëve që u kryengritën kundër regjimit diktatorial. Konfliktet mes forcave qeveritare dhe studentëve ishin të ashpra dhe të dhunshme. Si pasojë e kësaj, shumë protestues u rrahën, u gjymtuan, u qëlluan me armë, u varën dhe pastaj u hodhën në zjarr./albstroka.com/Thoni të jetë ky fundi?

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top