You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » KREM I RI QË NUK PREMTON, POR GARANTON HEQJEN E RRUDHAVE, (EKSKLUZIVE)

KREM I RI QË NUK PREMTON, POR GARANTON HEQJEN E RRUDHAVE, (EKSKLUZIVE)

albstroka-bukuri-maska-kunder-rrudhave-lorena-stroka-receta-gazetare-perkthyese-artikullshkruese© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve kudoqofshi dhe me këdoqofshi…

Jeni lodhur së dëgjuari për kremra me efekte antirrudhë, që veç premtojnë, por, nuk garantojnë asgjë thelbësore? Në qoftë se po, nuk humbni gjë të lexoni recetën e mëposhtme, e cila është e këshllllueshme për të gjitha moshat, pavarësisht thellësisë së rrudhave që mund të keni. Ofron hidratim, reduktim të dukshëm të rrudhave, si dhe ngadalësim të procesit të plakjes. Efeketet e para vërehen brenda 15 ditëve të para, pas përdorimit.

Përbërësit

1 e verdhë veze

2 lugë gjelle vaj bajame

gjysmë luge çaj mjaltë organik

2 lugë çaj vazelinë

Përgatitja

Fillimisht ngrohni në një xhezve vazelinën për disa minuta, pastaj, hiqeni nga zjarri dhe shtoni të gjithë përbërësit e tjerë, duke i përzierë mirë së bashku derisa të krijohet një masë homogjene.  Mandej, (pasi të jetë ftohur) zbrazeni kremin në një vazo të sterilizuar prej qelqi.

Përdorimi

Përhapeni në lëkurë të pastër (duke bërë masazh të lehtë me lëvizje rrethore). Lereni të veprojë rreth 30 minuta, pastaj, mos u shpëlani me ujë, por, qullni një copë pambuk në ujë mineral dhe kalojeni në fytyrë. Për efekte sa më të shpejta, përsëriteni 1-2 herë në javë./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top