You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » MASKË SUPER-VITAMINOZE ME VEPRIM ANTIRRUDHË, (EKSKLUZIVE)

MASKË SUPER-VITAMINOZE ME VEPRIM ANTIRRUDHË, (EKSKLUZIVE)

maske-super-vitaminoze-me-efekte-antirrudhe-maska-sekrete-keshilla-bukurie-nga-lorena-stroka© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Thonë se e mira s’ka fund, nuk e di por pas recetës së some, e kam të vështirë të besoj se mund të ketë maskë tjetër më e efektshme se kjo! Është super-vitaminoze, me veprim anti-rrudhë, ushqyese, hidratuese, forcuese, ripërtëritëse dhe shkëlqyese…

Përbërësit

1 pikatore ujë trëndafili (e gjeni në farmaci)

4-5 kumbulla

1 lugë gjelle rrush i thatë

5 luleshtrydhe (në madhësi mesatare, të pjekura mirë)

2 lugë gjelle tahini

1 lugë çaj kakao

1 lugë çaj fara kungulli (të qëruara)

2 lugë gjelle mjaltë fshati

Përgatitja

Në një tas shtoni ujin e trëndafilit, kumbullat (pa bërthama) dhe rrushin për rreth 1 orë. Në vazhdim, vendosini në makinën grirëse dhe bëjini pure, duke hedhur pak e nga pak luleshtrydhet, tahinin, kakaon dhe farat e kungullit. Mandej, pasi t’i keni shkrirë të gjitha bashkë shtoni dhe mjaltin. Aplikojeni në fytyrë të pastër duke e lënë të veprojë rreth 20 minuta. Në fund, lahuni me ujë të vakët. Pjesën e mbetur ruajeni në frigorifer për 1 javë. Përsëriteni 3 herë në javë./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top