You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË ZBARDHNI ÇORAPET E ZVERDHURA, (EKSKLUZIVE)

SI TË ZBARDHNI ÇORAPET E ZVERDHURA, (EKSKLUZIVE)

si-te-zbardhni-çorapet-e-zverdhura-albstroka-lorena-stroka-keshilla-sekrete-maska-bukurie© Lorena Stroka

Hi again…

E bardha mbetet një nga tre ngjyrat e mia të preferuara, pas të verdhës dhe grisë (në të gjitha tonet e saj). Të gjitha ata që zgjedhin të veshin rroba të kësaj ngjyre e dinë mirë se sa e vështirë është (nuk flas për kombinime) të ruash bardhësinë e përhershme.

Po ta keni vënë re, pas disa përdorimesh sqetullat e bluzave të bardha dhe çorapet fillojnë të zverdhen. Dhe sado që t’i fërkosh, nuk hiqen kollaj. Kohët e fundit, kam zbuluar një mënyrë goxha ndihmuese. Sa herë keni probleme me zverdhje rrobash, çarçafësh, çorapesh etj., merrni një legen, mbusheni me ujë dhe feta limoni, pastaj zhytni në të rrobën që doni. Lereni rreth 1-2 orë dhe në vazhdim vendoseni në makinën larëse. Nuk do t’u besoni syve tuaj, ndryshimi do të jetë shumë i madh./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top