You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » EFEKTET MAGJIKE TË UTHULLËS PËR FYTYRË, FLOKË DHE TRUP! (EKSKLUZIVE)

EFEKTET MAGJIKE TË UTHULLËS PËR FYTYRË, FLOKË DHE TRUP! (EKSKLUZIVE)

bukuroshe-receta-keshilla-sekrete-bukurie-nga-lorena-stroka-albstroka-reviste-online© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Uthulla është një nga ato produktet që hyn pothuajse kudo. Ka kosto të ulët dhe efekte shumë të mira. Më konkretisht përdoret:

Për lëkurë të butë: ngaqë uthulla është acidike, ndihmon në zvogëlimin e poreve të lëkurës duke i dhënë njëkohësisht një pamje mjaft shkëlqyese. Përzieni pak uthull me krem trupi dhe aplikojeni në të tërë trupin.

Për flokë me shkëlqim: Shumica e femrave nuk i shpëlan flokët ashtu si duhet, ndaj dhe shpesh herë flokët duken të zbehta dhe pa shkëlqim. Për të shmangur këtë dukuri, por, dhe për t’i forcuar e dendësuar në të njëjtën kohë, veproni si më poshtë: hidhni 5 pika uthull në një tas me ujë të ftohtë dhe në vazhdim aplikojeni në rrënjët e flokëve pasi të jeni larë (pra, kur i keni ende të lagura).

Për një fytyrë të pastër: uthulla balancon pH e lëkurës dhe vepron si astringjent për lëkurat e yndyrshme. Përzieni gjysmë gote me uthull dhe gjysmë gote me ujë dhe përdoreni përditë si tonik para se të filloni me procesin e hidratimit./albstroka.com/
*Në rast se jeni alergjike ndaj uthullës (provojeni më parë diku në dorë), mos e përdorni në fytyrë.
© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top