You Are Here: Home » Kuriozitete » A KENI PARË NDONJËHERË PULA ME MISH TË ZI? (FOTO)

A KENI PARË NDONJËHERË PULA ME MISH TË ZI? (FOTO)

-a-e-dini-qe-ka-pula-me-mish-te-zi-shkrim-nga-lorena-stroka-albstroka-faqe-reviste-onlineNga Lorena Stroka

Pulat e zeza janë realitet dhe nga shumëkush janë cilësuar si ushqimi më i mirë! Kur them pula të zeza nuk e kam fjalën për pendët, por, për kockat, mishin dhe organet e tyre të brendshme! Dhe pse në vendet perëndimore nuk janë shumë të njohura, në Kinë bëhet nami për to, i preferojnë jashtë mase. Konsumohen më shpesh nga femrat, kryesisht pas periudhës së lindjes, pasi mishi i tyre përmban vlera të larta ushqyese.

Më konkretisht, mishi i tyre bën mirë për mushkritë, stomakun dhe gjakun. Pula e “mëndafshtë” (kështu e kanë quajtur) dhe pse mbulohet nga pendë të bardha e të buta si mëndafsh, mishin e ka skrop të zi.

Ngjyra e zezë e mishit ka rezultuar nga një ndryshim gjenetik, ndërsa ata që e kanë provuar thonë se është shumë i shijshëm dhe i ëmbël./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top