You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SAPUN NË KUSHTE SHTËPIE PËR LËKURË TË BUTË, (EKSKLUZIVE)

SAPUN NË KUSHTE SHTËPIE PËR LËKURË TË BUTË, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Hi again…

Në qoftë se keni mbetur të pakënaqura nga produktet e tregut, është koha të provoni vetë bërjen e sapunëve në kushte shtëpie. Receta e sapunit të sotëm është e thjeshtë, ka kosto të përballueshme, dhe mbi të gjitha është 100% natyrale. Është e përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, për fytyrë dhe trup.

Përbërësit

1 lugë gjelle dyll blete

3 lugë gjelle glicerinë

3 lugë gjelle sodë buke

1 lugë gjelle vaj bajame

3 feta limon

3 thela portokalle

2 pika vaj esencial (limoni ose portokalli)

Përgatitja

Në një enë ngrohni vajin e bajames bashkë me vajin esencial. Në vazhdim, shtoni masën e sodës së rekomanduar duke e përzierë që të tretet mirë. Pastaj hidhni dyllin e bletës dhe vazhdoni trazimin derisa të formohet një masë e trashë. Në fund, shtoni glicerinën dhe përziejeni me pirun…

Në fazën e dytë, zbrazni gjysmën e përzierjes në kallëp dhe vendosni mbi të fetat e limonit dhe thelat e portokalles, pastaj zbrazni dhe pjesën tjetër. Vendoseni në frigorifer për 5-6 orë, para se ta përdorni./albstroka.com/

 © AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top