You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » MASKË USHQYESE PËR FLOKË TË THATA E TË HOLLA, (EKSKLUZIVE)

MASKË USHQYESE PËR FLOKË TË THATA E TË HOLLA, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Në qoftë se keni flokë të thata, të holla dhe që ju këputen shpejt, duhet të rishikoni patjetër ushqyerjen tuaj të përditshme si dhe të përgatisni sa më shpejt është e mundur maskën e mëposhtme. E cila i ushqen në thellësi, u jep shkëlqim, i zbutë, i mbush në brendësi, por, dhe i zgjatë në të njëjtën kohë…

Përbërësit (masat janë për flokë me gjatësi mesatare)

1 lugë çaj maja birre (pluhur)

50 ml vaj ulliri

Përgatitja

Në një tas përzieni mirë së bashku dy përbërësit e mësipërm. Në vazhdim, aplikojeni në flokët tuaja, nga rrënjët tek bishtat (majat), pastaj  mbështilini (flokët) me një membranë të tejdukshme plastike (qeskë) për rreth 30-40 minuta. Në fund, lahuni me ujë të vakët dhe pakëz shampo./albstroka.com/Për efekte sa më të mira, përsëriteni 1 herë në javë.

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top