You Are Here: Home » Kuriozitete » PËRDITSHMËRIA E NJË PROSTITUTE! (FOTO)

PËRDITSHMËRIA E NJË PROSTITUTE! (FOTO)

Nga Lorena Stroka

E quajnë Bonnie  Cleo Andersen, është 39 vjeçe dhe ka tre fëmijë, 16, 15 dhe 6 vjeç. Punon si prostitutë e pavarur (ligjërisht) në një shtëpi të vogël në lindje të Danimarkës. Përditshmëria e saj nuk është plotësisht e ndryshme nga e një gruaje të zakonshme (përveç pjesës së prostitucionit). Deklaron se pavarësisht profesionit që ajo ushtron, nuk ndalon së qeni një nënë përkushtuese dhe mbrojtëse për bijtë e saj.

Ata jetojnë të tre së bashku në një shtëpi të madhe, larg shtëpisë publike ku ajo punon nga ora 9 e mëngjesit deri në 4 të pasdites. Dy djemtë e saj më të rritur janë në dijeni të rrugës që ajo ka zgjedhur për t’i ushqyer, (ndërsa i vogli i familjes beson se e ëma punon si pastruese). Të qenët bijtë e një prostitute nuk është një çeshtje e thjeshtë… Shpesh herë, ata bien viktima fyerjesh apo sharjesh nga bashkëmoshatarë të tyre në shkollë, të cilët i “bombardojnë” me pyetje të llojit: “sa e ka tarifën nëna juaj?”.

Bonnie është një grua dinamike dhe mëse e vetëdijshme për atë që bën. Jeta e saj nuk ndryshoi nga një ditë në tjetrën… Rrugën e vështirë të prostitucionit ajo e njohu qysh në adoleshencë. Vetë prindërit e shtynë të braktiste shkollën dhe të punonte në baret e kohës për t’i mbajtur me bukë.

Sot, Bonnie nuk ka ndërmend të heq dorë nga profesioni i saj, ndihet e kënaqur dhe synon ta ushtrojë për shumë vite të tjera. Nuk dëshiron që fëmijët e saj të hyjnë në industrinë e seksit, por, në rast se do ta bëjnë, ajo do t’u qëndrojë pranë duke i mbështetur në gjithçka./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top