You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » ASAJ QË NUK DI TË SHKRUAJË…

ASAJ QË NUK DI TË SHKRUAJË…

Shqipëroi: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

Andre Morua

Jeni një grua e mrekullueshme, Giselle. Biseda me ju është gjëja më e këndshme në botë. Jeni e mprehtë dhe rrëfeni bukur, por, megjithatë shkruani keq. Letrat tuaja janë të rralla, të shkurtra dhe më të shumtën e herëve pa interes. Ju e dini mirë këtë, prandaj dhe shkruani kaq pak.

Do më thoni se nuk është aspak kështu, dhe se thjesht nuk keni kohë. Do më thoni gjithashtu se njerëzit  e rëndësishëm për ju, i shihni shpesh dhe flisni gojarisht me ta për çdo gjë që doni t’u tregoni. Nëse janë larg u telefononi. Sa për të tjerët, pse t’u shkruani?

Këto arsyetime janë shumë të dobëta… Jo, nuk besoj se një telefonatë mund të zëvendësojë, siç thoni ju, një letër. Telefonata shërben për të njoftuar një ngjarje, për të mbyllur një takim, ndoshta për të thënë dhe dy fjalë më shumë – por, nuk mund të jetë në asnjë mënyrë, mjeti për të thënë të vërtetën në lidhje me një ndjenjë më të thellë, apo për të zgjidhur shkaqet e një keqkuptimi./albstroka.com/

vijon…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top