You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » PRIMER-i që mbulon çdo defekt lëkure! (Ekskluzive)

PRIMER-i që mbulon çdo defekt lëkure! (Ekskluzive)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve kudoqofshi dhe me këdoqofshi…

Shpesh herë për të tërhequr vëmendjen e lexuesve, pse jo dhe për t’i impresionuar disi, revista të ndryshme, kryesisht bukurie, përdorin fjalën Primer. Por, çfarë është primer dhe për çfarë shërben?

Primer (për ju që s’e dini) është një lloj kremi ose locioni, që aplikohet në fytyrë para procesit të makijazhit, i cili ka si qëllim jetëgjatësinë e trukimit dhe mbulimin e çdo defekti të mundshëm.

Është produkti më ideal për përhapjen e kollajshme të kremrave, pa a e bërë lëkurën të duket vende vende e palyer (lara-bala domethënë). Gjithashtu, falë përbërësve që përmban, përmirëson dukshëm cilësinë e çdo lloj lëkure, për shembull, lëkurat e thata i hidraton, ndërsa të yndyrshmet i shpëton nga shkëlqimi i tepërt dhe i padëshirueshëm.

Me pak fjalë, është produkti që mbulon çdo të metë, dhe ju bën të dukeni më të përsosura se kurrë. Në treg ka disa lloje primer-i, si, Benefit Stay Flawless 14 hour Primer (29 euro), Clinique Superprimer Face Primer (20 euro), L’Oreal Paris Studio Secrets Smoothing Primer etj., etj. Është në dorën tuaj të zgjidhni atë që i përshtatet më shumë nevojave tuaja./albstroka.com/

Kalofshi sa më bukur…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top