You Are Here: Home » Mjekësi » Seksologji » LLOJET E SEKSIT QË TË GJITHË DUHET TË PROVOJNË!

LLOJET E SEKSIT QË TË GJITHË DUHET TË PROVOJNË!

Nga Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

E keni dëgjuar atë shprehjen që thotë: “gjella e ringrohur nuk hahet?!” Eh, e njëjta gjë ndodh dhe në seks, sa herë përsëriten të njëjtat e të njëjtat gjëra, aq më pak i dëshirueshëm bëhet!

Seksi “gustator”

Nëse jeni adhurues të kuzhinës, mos hezitoni të shtoni në jetën tuaj seksin gurme, siç e qujanë shkencëtarët britanikë. Sipas studiuesve të Universitetit të Shefildit, çiftet që bëjnë seks “gustator”, përjetojnë momente më të forta kënaqësie se sa pjesa tjetër. Gjithashtu, kontaktet e mira seksuale stimulojnë cilësinë dhe sasinë e spermës.

Provoni gjëra të reja…

E lehtë ta mendosh, por, e vështirë ta propozosh, apo jo?! Gjithmonë, para se të ndani një dëshirë apo fantazi seksuale me dikë, duhet të jeni të gatshëm për çdo lloj reagimi nga pala tjetër. Në rast, se keni fatin të ndeshni në një njeri që i pëlqen variacioni, atëherë, kënaqësia është e sigurtë! Sa më shumë i jepeni njëri-tjetrit, aq më të forta do të jenë themelet e besimit mes jush!

Seksi i mirëmbajtjes

Sado anti-erotik apo anti-romatik që t’ju tingëllojë, është mëse i domosdoshëm për një marrëdhënie të gjatë, pasi krijon një lloj garancie dhe afërsie në çift.

Seksi festiv

Forca e pushimeve në këtë drejtim, është shumë më e madhe se ç’mendoni. Ndërrimi i mjedisit, në përputhje me humorin e mirë, mund ta  ripërtërijnë lidhjen nga e para. S’është e nevojshme të prisni muajt e verës për ta bërë. Programoni të paktën një fundjavë në muaj larg rutinës së shtëpisë tuaj.

Seksi i pajtimit..

Ndonjëherë ia vlen të grindesh pa pasur ndonjë shkak serioz, vetëm dhe vetëm për të shijuar intensitetin e seksit që vijon pas një gjendjeje të tillë. Seksi i pajtimit urëzon largësinë që zemërimi ju bën të ndjeni për partnerin tuaj, si dhe ju shtyn ta dëshironi më shumë./albstroka.com/

Mirë u lexofshim në shkrimin e rradhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top