You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » MAKIJAZH I PËRDITSHËM PËR FEMRAT MBI 35 VJEÇE!

MAKIJAZH I PËRDITSHËM PËR FEMRAT MBI 35 VJEÇE!

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Sa të rejat, po aq dhe më të vjetrat, të gjitha kanë nevojë për pakëz makijazh. I bën të duken më të freskëta, më të shplodhura dhe rrjedhimisht më të pëlqyeshme. Por çfarë ndodh dhe në vend që të tregojnë më rinore, ndonjëherë efekti i makijazhit është mëse zhgënjyes?!

Kam arritur në përfundimin se ndodh ajo që quhet mungesa e sensit të masës! Në përpjekje për të fshehur ndonjë rrudhë, njollë apo shenjë aknesh, aplikojmë disa shtresa make-up-i, duke theksuar në këtë mënyrë defektet e mundshme (sepse nuk ka njeri pa një të metë). Për momentin nuk e kuptojmë, ose sepse ndodhemi në ambiente të brendshme ku ndriçimi është i kufizuar, ose sepse mendojmë se askush nuk do të na shikojë me kaq hollësi. Pra, gabime në makijazh kemi bërë të gjitha (pa përjashtim, meqë ra fjala, tek shihja një foton time nga vitet studentore,  më ra në sy buzëkuqi i ndezur që kisha vendosur, o zot, sa  e keqe që dukesha, thashë me vete: po ku dilje kështu moj vajzë? Paske lënë nam!)

Por, prapë mirë, që e kuptova herët, dhe nuk përsëris më gabimet e së shkuarës… (të paktën këtë dua të besoj).

Tani, në qoftë se ndonjëra prej jush lyhet shumë, do të bënte mirë të rimendohej, sidomos nëse është mbi 35 vjeçe:

  • Së pari, merrni pakëz krem hidratues në duar dhe përhapeni në të gjithë sipërfaqen e fytyrës. Në vazhdim, me ndihmën e një korrigjuesi sysh (të lëngët) mundohuni të mbuloni rrathët e zinj, duke i bërë sytë të duken më të mëdhenj dhe më të shplodhur.
  • Së dyti, përhapni një shtresë të hollë fond de teint-i (jo shumë kremoz) në të gjithë fytyrën, duke mos e tepruar në sasi, pasi shtresimet e tepërta do t’ju theksojnë më shumë vijëzimet e fytyrës.
  • Së treti, aplikoni pakëz pudër (mat) dhe pastaj skuqës faqesh në mollëza.
  • Së katërti, aplikoni një lapës ngjyrë kafe në pjesën e brendshme të syrit (dhe jo të zezë) sepse ju egërson, si dhe një shtresë rimeli në qerpikët  e sipërm.
  • Së pesti, tregohuni të kujdeshme me formën  e vetullave, mos i lyeni shumë, thjesht, jepuni formën që shkon më shumë në fytyrën tuaj, si dhe mbushni me pak lapës ato vende ku qimet nuk janë të denduara.
  • Së fundi, shmangni përdorimin e buzëkuqëve me ngyrë të errët, jo vetëm se ju bëjnë të dukeni si vampirë (dhe aspak erotike), por, sepse ju shtojnë dhe vite të tjera./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top