You Are Here: Home » Mjekësi » Seksologji » LIRIA SEKSUALE DHE PRIRJET E REJA… (HOT)

LIRIA SEKSUALE DHE PRIRJET E REJA… (HOT)

Nga Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Liria seksuale që interneti u ofroi bujarisht përdoruesve të vet, krijoi tendenca dhe sjellje të reja brenda dhe jashtë dhomës së gjumit…

Në këtë mënyrë, foreplay (paraloja) nisi të plotësohej nga after play (pasloja), dhe casual sex (seksi rastësor) nga cyber sex (seksi në internet)…

Le të njihemi me disa prej prirjeve më të fundit të seksit…

After play

Në dekadat e kaluara, çiftet bënin të pamundurën, për të qenë sa më të përqëndruar në fazën e paralojës (foreplay). Tashmë, prirja e re në seks fokusohet tek (afterplay), me qëllim përmirësimin cilësor të  jetës erotike të mijëra çifteve anembanë botës. Në këtë kontekst, propozojnë shplodhjen e çiftit pas kontaktit seksual. Sipas ekspertëve, qëndrimi i dy partnerëve të përqafuar, ndihmon në shprehjen sa më të mirë të ndjenjave të tyre.

Cyber sex

Pa dyshim, trendi i viteve të fudit është cyber sex, i cili zëvendësoi marrëdhëniet trupore, me ato virtuale, përmes shkëmbimit të thjeshtë të mesazheve elektronike me përmbajtje seksuale apo përdorimit të web camera-s.

Vlerësohet se meshkujt janë më shumë të prirur se femrat ndaj seksit internetik. Rreziqet më kryesore që fshihen pas cybersex-it janë: varësia dhe mënjanimi nga jeta reale. Ndërsa për sa i përket pyetjes nëse cybersex-i është një formë tradhtie, shkencërisht ende nuk është dhënë një përgjigje e prerë lidhur me këtë temë.

 Miq vetëm për… seks!

Sex buddies ose sex friends janë vetëm disa prej emërtimeve që kohët e fundit po fitojnë gjithnjë e më shumë terren. Bëhet fjalë për marrëveshje të qarta apo të heshtura mes miqsh apo të njohurish. Pra, bëjnë seks rastësor, pa detyrime apo ndjenja të vërteta dashurie. Me sa duket, kjo është një nga prirjet më të përhapura të femrave single (beqare) që janë lodhur së dëgjuari se marrëdhëniet rastësore janë të rrezikshme.

Seks i shpejtë…

Në këtë pikë, opinionet përplasen: Ka seksologë që nënvizojnë se seksi i shpejtë nuk është cilësor, ka dhe të tjerë që pretendojnë se është një alternativë e mirë për t’i sjellë partnerët më pranë njëri-tjetrit, ose të paktën për të mos i larguar plotësisht.

Përkundër kësaj, ekspertët këmbëngulin se seksi i shpejtë mund të rindezë pasionin e shuar në një marrëdhënie, mjafton të mos përbëjë rregull./albstroka.com/

Mirë u lexofshim në shkrimin e rradhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top