You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » HISTORI » MUMJA 700 VJEÇARE, PERANDORIA E MINGËVE DHE UNAZA MISTERIOZE! (FOTO)

MUMJA 700 VJEÇARE, PERANDORIA E MINGËVE DHE UNAZA MISTERIOZE! (FOTO)

Nga Lorena Stroka

Në pjesën lindore të Kinës, në Tainzu, arkeologët zbuluan një arkivol, të mbushur me shtresa rrobash dhe një lëng ngjyrë kafe. Në të gjendej trupi i një gruaje, tiparet e së cilës nuk kishin pësuar dëmtime të mëdha, si dhe një unazë jeshile thuajse e paparekur në gishtin e dorës së majtë. Sipas specialistëve, temperatura, mungesa e oksigjenit dhe kushtet mjedisore ndihmuan në ngadalësimin e dekompozimit të trupit.

Fillimisht, arkeologët u vështirësuan të përcaktonin me saktësi se në ç’periudhë ajo kishte jetuar. Duke vendosur një kuf kronolologjik nga 1356-1644. Në thelb, kjo do të thotë se gruaja ishte 700 vjeçare dhe kish jetuar gjatë Perandorisë së Ming-ëve.

Veshjet dhe bizhuteritë e gjetura në arkivol i bënë arkeologët të besojnë se gruaja i përkiste shoqërisë së lartë shoqërore. Përtej mumjes, në arkivol u gjetën shumë eshtra, enë qeramike dhe shkrime të lashta. albstroka.com.Zbulimi i ri u dha mundësinë kërkuesve të njihnin në mënyrë të detajuar traditat e Dinastisë së Ming-ëve, lidhur me pamjen tërësore të veshjeve dhe stolitë e përdorura gjatë asaj kohe. Gjithsesi, ajo që ende përbën mister është identiteti i mumjes, deri më sot, askush nuk mund të thotë me siguri të plotë se cila ishte dhe nga se vdiq.albstroka.com.

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top