You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SI TË HIQNI RRUDHAT NË CEPIN E SYRIT, (EKSKLUZIVE)

SI TË HIQNI RRUDHAT NË CEPIN E SYRIT, (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

E ashtëquajtura “Këmba e Patës” janë rrudhat e shprehisë në cepin e syrit, të cilat krijohen nga lëvizjet e shumta të muskujve, herë në formë vrenjtjesh e herë në formë buzëqeshjesh. Kjo nuk do të thotë se duhet të ndaloni të buzëqeshni, apo të qëndroni të pashprehshme si skulptura. Thjesht shmangni ekspozimin e tepërt në diell, duhanpirjen dhe pagjumësinë.

Gjithashtu, një tjetër mënyrë e mirë për parandalimin e rrudhave në cepin e syrit është mbajtja e syzeve të dielli (personalisht, s’dal askund pa to) dhe hidratimi i thellë i lëkurës.

Në qoftë se për shkak të përkujdesjes së munguar, nuk arritët të parandalonit në kohë shfaqjen e tyre, provoni të aplikoni vajin e mëposhtëm me veti anti-rrudhë, i cili brenda një kohe shumë të shkurtër do t’ju përmirësojë dukshëm pamjen e syve…

Përbërësit

3 lugë gjelle vaj jojoba ose bajameje

1 lugë gjelle vaj aguliçeje

4 pika vaj esencial vetiver

4 pika vaj esencial livandoje

4 pika vaj esencial trëndafili

4 pika vaj esencial neroli

2 pika vitaminë A

2 pika vitaminë B5

5 pika vitaminë E

1 lugë çaj xhel acid hyaluronic

Përgatitja

Në një shishe të sterilizuar prej qelqi me ngjyrë të errët, shtoni të gjithë përbërësit e mësipërm dhe përziejini mirë së bashku. Në vazhdim, aplikoni 1-2 pika në cepat e syve duke bërë masazh të lehtë derisa të përthithet nga lëkura.albstroka.com.Ruajeni në vend të thatë e të errrët larg fëmijëve./albstroka.com/

*vaji i mësipërm mund të zhdukë 50-60% të rrudhave…

Mirë u lexofshim në shkrimin e radhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top